Viti i kaluar (2020) do të mbahet mend për shumë gjëra. Të mira e të këqija. "Viti kovidian", "Viti i pandemisë" kanë qenë epitetet më përshkruese për 365 ditët e fundit. Një sfidë, të cilën as në ëndrrat më të këqija nuk do ta kishim menduar.
"Mbyllje", "orë policore", "ngujim", "karantinë", "varfëri", "lëkundje psikike" kanë qenë epitetet më përshkruese për vitin e kaluar. Mirëpo, siç është thënë "njeriu më i fortë se guri" dhe se "Zoti nuk çon më shumë se njeriu ç'e bãn", e kaluam dhe e tejkaluam (ndonëse jo përfundimisht).
Ky "Vit i maskave" na ka lodhur në çdo aspekt, por u mësuam dhe gati e përfunduam. Le të shpresojmë se viti i ri 2021 do të jetë një vit i mbarë, vit i tejkalimit të Virusit Korona, vit i vaksinës, vit i rimëkëmbjes së ekonomisë dhe 'rimëkëmbjes' psikike.
Të shpresojmë që në shishe të rakisë po i lëmë pas të gjitha vështirësitë, e me tapën në shishe të thatë po e marrim rrugën për suksese.