Anton Çetta: Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por është robëruar nga shumëkush

Kultura

Anton Çetta: Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por është robëruar nga shumëkush

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:21
Anton Çetta

Anton Çetta, që konsiderohet si nderi i kombit, ka qenë dhe mbetet ndër figurat kryesore të rezistencës së shqiptarëve,

Ai në kohën më të vështirë për shqiptarët e Kosovës, me iniciativën e tij arriti të pajtojë shumë familje.

Më poshtë ju sjellim një nga thëniet e njohura të tij, që flet për popullin shqiptar, për robërimin e traditën e popullit tonë.

"Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por ka ra pre nën ndikimin e së keqes, është robëruar nga shumëkush dhe shumëçka, e ne, bijtë dhe bijat e tij, duhet ta “zgjojmë” nga kjo kllapi, ta lirojmë nga ky robërim dhe kushtëzim i traditës së keqe, e cila nuk është e jona, mbi të gjitha është shumë e dëmshme dhe vdekjeprurëse, sepse vëllain e shndërron në vrastar…".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat