Festivali i filmit në Cannes mund të shtyhet për në korrik

Kultura

Festivali i filmit në Cannes mund të shtyhet për në korrik

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:33
Festivali i filmit në Cannes

Në fund të muajit do të kuptohet nëse Festivali i filmit në Cannes do mbahet në maj apo do të shtyhet për në verë. Megjithatë, festivali po mendohet të mbahet në mes të 5-25 korrik, mëson Variety.

Sindikata e hoteleve të Cannes ka thënë se festivali me shumë gjasë do të shtyhet për në korrik.

“Do të preferonim që festivali të mbahet në maj, sigurisht, por do të jemi të lumtur të përgatitemi për ta hapur festivalin edhe në korrik; datat për të cilat jemi pajtuar janë në mes të 5-25 korrik. Kështu që, festivali mund të fillojë diku më 5 korrik, ose disa ditë më vonë”, ka thënë pronari i një prej hoteleve.

Në një vit normal, shtyrja e këtij festivali do të nxiste protesta nga pronarët e hoteleve, sepse Cannes është një zonë e nxehtë në Francë për turistët dhe korriku ashtu si edhe gushti është sezonë që zakonisht mbushet me turistë që kalojnë pushimet atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat