Przreni e sfidoi coronavirusin me Festivalin e Këngës

Kultura

Przreni e sfidoi coronavirusin me Festivalin e Këngës

Nga: Skënder Zogaj Më: 26 janar 2021 Në ora: 20:46
Przren

*Në organizimin e SHKA "Agimi" në Prizren u mbajtë festivali "Kënga qytetare na bashon në Prizren" që e shpalli të hapur ministresha e kulturës Vlora Dumoshi.- Morën pjesë ansamblet nga Tetova, Presheva, Berati, Ulqini dhe Prizreni. Vendin e parë e zuri SHKASH "Xheladin Zeqiri" nga Tetova

Edhe pse pandemia e ka vështirësuar përtej çdo mase jetën e qytetarëve, prizrenasit nuk ndenjuan që ta mbyllin zemrën dhe të heqin dorë nga Festivali tradicional i këngës popullore "Kënga qytetare na bashkon në Prizren", që sivjet shënoi edicionin e tretë, në organizimin e SHKA "Agimi".

Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", nën pëkujdesjen e plotë tē zbatimit të masave mbrojtëse nga covid-19, gëzueshëm i priti dashamirët e shumtë tē këngës shqipe dhe mysafirët e ftuar, ndër të cilët edhe Vlora Dumoshi, ministresha e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport të R.Kosovës, e cila me një elokuencë foli për trashigiminë e pasur kulturore të Prizrenit dhe shprehu gëzimin që, në këtë djep vazhdon të ruhet dhe zhvillohet arti i traditës shekullore, që krijohet në të gjitha trevat shqiptare.

Në skenën e festivalit e zhvilluan garën ansamblet muzikore: SHKASH "Xheladin Zeqiri" nga Tetova, QK "Margarita Tutulani" nga Berati, SHKA "Presheva" nga Presheva, Ansambi "Marinarët" nga Ulqini dhe jasht konkurencës SHKA "Agimi" e Prizrenit!

Të gjitha andamblet u prezantuan para publikut art-njohës dhe art-dashes të Prizrenit me tufa të zgjedhura këngësh qytetare, që u u interpretuan nga solistë të talentuar të u shoqëruan nga arkestrat jashtëzakonisht tē kompletuara me instrumenta dhe instrumentalistë të përgatitur mirë, të cilët krijuan atmosferë të ngrohtë muzikore që u përshëndet me duartrokitje frenetike!

Ishte shumë vështirë që të veçoheshin interpretimet më të suksesshme muzikore, mirëpo, duartrokitjet e publikut posaqërisht ishin të theksuara r për solistët nga Tetova: Leotrim Zejnullahun me "Këngë për Nënën Terezë”, Elita Ziberi "Shkodra ka plot dashuri” dhe Rozafa Etemi me këngën "Moj e bukura Arbëri". Nga preshevarët u dalluan: Nefail Ibrahimi me "Ja na erdhi sot pranvera", Bashkim Halimi “Përse të rrit mamaja ty” dhe Agim Kadriu “Seç po fryn një fllad pranvere. Ndërsa nga ansambi i Beratit shkëlqu veteranja Floresha Debinja, me një potpuri këngësh, Ludmilla Baballeku “Mora përpjetë kalanë” e “Cim cim ca...” dhe dueti Santiljano Berisha-Elver Nuke “Ky Berat vend i bukur”. Me vlera të zgjedhura mirë ishte edhe programi i ansambit "Margaritarët" nga Ulqini, që me grupin e burrave këndoi këngët: “Pranverë, pranverë”, “Shumë pranvera”, “Dashnin që kam me ty”, “Çile zemrën” dhe "O a ke qenë ndonjiherë e re”.

Garën e ndoqi juria profesionale e përbërë nga Sami Piraj, kritik muzikor,dhe profesorët e muzikës Xheladin Kastrati dhe zzzz të cilët, unanimisht e shpallën fituese të vendit të parë SHKASH "Xheladin Zeqiri" të Tetoves. Vendin e dytë e fituan SHKA "Presheva" dhe Ansambli nga Berati, ndërsa vendin e tretë Ansambli "Marinarët" nga Ulqini.

Festivali i sivjetëm "Kënga qytetare na bashkon në Prizren", ishte për çdo lëvdatë, për organizimin e mrekullueshëm, që e sfidoi pandeminë tinzare, duke dëshmuar se, kur nuk mungon vullneti i mirē, nuk ka pengesë që mund të ndaloj vrullin krijues dhe manifestin e forcës njerëzore! SHKA "Agimi" si një feniks po shfaqet gjithmonē, duke mos iu nēnshtruar kohëve të këqia dhe rrethanave të rrezikshme! Festivali i mbajtur më 24 janar 2021, është një dëshmi e re e qëndresës së rëndësishme për historikun e kësaj vatre kulturore-artistike, e cila me punën e pashkēputur 77-vjeçe, e meriton të shpallet vlerë e mbrojtur shtetërore dhe ta gëzoj nderin e merituar, si vlerë e posaçme e trashigimisë sonē shpirtërore!

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat