Zhiti i Llumnajës dhe TV Ndroqi i Tiranës

Kultura

Zhiti i Llumnajës dhe TV Ndroqi i Tiranës

Nga: Sali Leka Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:01
Sali Leka

Tregimin e shkruaj me rastin e një ngjarje letrare artistike. 10 Vjetori i kësaj ngjarje që nuk harrohet. Nga puna e madhe për letërsinë, artin dhe kulturën unë kam shumë ngjarje për të shkruar e kujtuar më shumë sesa kanë 25 shkrimtarë dhe 45 gazetarë.

Me 7 shkurt 2011, gazetari Roland Qafoku me emision për letërsinë e kohës komunizmit në TV Ndroqi. Të ftuar në studio Bardhyl Londo, Sadik Bejko, Fatos Kongoli, Visar Zhiti.

R. Qafoku më ftoi edhe mua në emision për letërsinë, por unë i tregova: Kur u burgos drejtori i televizionit shqiptar Todi Lubonja antikomunist dhe antimizorist i admiruar në kohën e skëterrit enverist ramizist, jam betuar mos me dal në televizionin e Tiranës, me folur publikisht me shpifësit dhe gënjeshtarucët, as me gazetarët shtrembaluc që sajuan dhe inkriminuan brockulla marksiste kundër drejtorit shembull model eposik Todi Lubonja dhe e burgosën e diskriminuan.

Unë dal e flas publikisht në studio televizive, kur në ekran shkruhet: KY TELEVIZION ËSHTË I TODI LUBONJES INTELEKTUALI I KULTURUAR DASHAMIRSI I BETUAR I SHKRIMTARËVE ANTIKOMUNISTË DHE DEMOKRATË TË VËRTETË MODERNISTË.

Kurse Ndroqi i Tiranës TV TIRANA 2000 i Haxhi Isufit dhe katër televizione të tjerë, janë puro komuniste, katrahura mediatike meskiniste neomarksiste monstruoziste.

Këto fakte të vërteta i tregova Roland Qafokut, moderator i rubrikave në TV Ndroqi komunist tipik i shekullit XXI. Kam akoma fakte konkrete për shpifësit dhe gënjeshtarucët Bardhyl Londo, Sadik Bejko, Fatos Kongoli dhe Visar Zhiti spiuni reziluck i burgut Qaf Barit Pukë.

B. Londo, S. Behko, F. Kongoli, V. Zhiti 4 spiun, survejuck shtrembaluc komunist enverist ramizist, unë do ti demaskoj sy më sy e ball për ball, por jo në TV Ndroqi i kalbëzuar, i qelbëzuar.

Unë nuk ulem, as nuk flas nëpër kthinkat e pista të llumnajës e tymnajës rrakitike.

Gazetari Roland Qafoku tha: “Ore Sali Leka! E si e demaskon Visar Zhitin ish i burgosur, i përsekutuar ashtu si ti Sali?”.

Edhe unë u përgjigja: Visar Zhiti i llumnajës, nuk është burgosur për letërsi disidente moderniste, as për libra e tregime antikomuniste, as antimizoriste, por është burgosur për motive të pista brutale vulgare.

Mbas vitit 2001 ka botuar nëpër gazeta sajime, shpifje dhe trillime të neveritura, të bezdisura.

Unë e kam takuar V. Zhitin kam biseduar e kam këshilluar, mos botoni procka e gënjeshtra, por Zhiti ishte dhe është intransigjent, i mangut, satac i shtrembër.

Të vërteta janë këto fakte që po rreshtoj: Për letërsi disidente moderniste shembullore atdhetare kombëtare dhe për libra me tregime të dobishme antikomuniste, antimizoriste, antimarksiste, janë burgosur, përsekutuar e internuar shkrimtarët e poetët Fadil Paçrami, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Kujtim Spahivogli, Ibrahim Uruçi, Hasan Petrela, Dhimiter Xhuvani, Mehmet Myftiu, Frederik Sokoli, Trifon Xhagjika, Ylber Merdani, Eqrem Biba, Sali Leka dhe të tjerë, por emrat e tyre nuk i shkruan V. Zhiti, as nuk i botojnë redaksitë e gazetave të Tiranës, që kanë strehuar Zhitin e llumnajës, ish arsimtarë në rrethin e Kuksit, në kohën e sketerrit, shekulli XX.

V. Zhiti, as ishte, as është, as ka për tu bërë shkrimtar duke folur gënjeshtra e shpifje të ndyra në llozha të pista meskiniste si TV Ndroqi i Tiranës bashkë me katër shtrembaluc të mënxyrës e tymnajës kaotike rrakitike, B. Londo, S. Bejko, F. Kongoli, A. Cerga.

Në vitet 2011 e 2012 V. Zhiti nxorri ly libra në panairet e librit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë me tregime të rëndomta nga burgu i Qaf Barit të Pukës.

Asnjë tregim për letërsinë, kulturën e diturinë.

Asnjë fraz e fjali, për mizorizmin e egër enverist antidemokratik vampirist i tmerrshëm.

V. Zhiti me banim në Durrës, por në vitin 2013, e strehuan në redaksinë e gazetës RD në Tiranë dhe e caktuan kandidat për deputet në periferi të Tiranës, lagjia ime ku unë banoj me disa shokë të mi fisnikë besnikë.

Në Prill, Maj 2013, në fushatë elektorale unë u takova shpesh me V. Zhitin nëpër lokale. Zhiti më tha: “Pronar lokalesh qenke në lagje”?.

Edhe unë u përgjigja: Nuk jam pronar i lokaleve, as i firmave piramidale kusare, por isha, jam e do të jem shkrimtar i Atdheut, i kombit. Dal e këndoj nëpër fusha e male, ulem e shkruaj nëpër taverna e lokale me kafe, raki, gëzim e harmoni me shokët e mi kreshnik e vital viganikë. Kurse ti V. Zhiti dhe me ata si ti, as ishin, as janë shokët e mi.

Në lokalin e Zamirit e Nazimit Zhitin e këshillova: Këmbehu me ndonjë kandidat tjeter pedeist neomarksist se në lagjen ku unë banoj asnjëri nuk voton për ty Zhiti ish spiuni, merhumi e tutkuni i burgut beterrist.

Në lagje janë socialistë të betuar dhe demokratë të vërtetë modernistë të admiruar.

Në lagje jetojnë të gëzuar 25 burra fisnikë teuratikë antikomunistë dhe anti mizoristë, ish të burgosur politik në kohën e muzgut faraonik.

Dy të burgosur politik të njohin ty Zhit dhe ti i njeh, por ata nuk të shikojnë me sy, as nuk flasin më ty. I keni spiunuar e diskriminuar në organet e sigurimit komunist, se ishe e jeni Zhiti i llumnajës, i tymnajës, i mënxyrës, i katrahurës.

Mbas këtyre fjalëve Zhiti vinte tinëzisht në lagjen time dhe bënte takime regresive.

Erdhi dita e votimeve 23 Qershor 2013, fitoi partia socialiste në tërë Shqipërinë.

Në lagjen time Zhiti humbi dhe fitoi deputeti socialist Rakip Suli.

Edhe në votimet e 25 Prillit 2021, katrahura mediatike dhe mënxyra e partive politike opozitare ka stërvitur dhe angazhuar deputetë kaotikë rrakitikë të kalbëzuar si V. Zhiti, i cili ka mbushur gjashtëqind faqe librash dhe gazetash me spekullime e mashtrime, sajime e trillime meskine.

Me këto sajime e trillime narciziste, sharlataniste, monstruoziste, duan të rrëzojnë Edi Ramën me qeverinë moderniste, shembullore, pozitive.

Me kaq për sot. Kam akoma ngjarje të vërteta me fakte konkrete për V. Zhitin, për TV Ndroqin dhe për televizione e gazeta të tjera në Tiranë, shumë negative, me tam tume të padobishme.

Vitet largohen, kujtimet afrohen, tregimet shtohen. 2021 e 2022 e në vazhdim unë kam shumë e shumë ngjarje për të shkruar e kujtuar. Episode me fakte konkrete të vërteta, të mrekullueshme, të dobishme, por Tirana është fryrë me trillime të nakatosura, montazhime, me fallsifikime të jargosura dhe kanë shtrembëruar mendjet e njerëzve.

Po, po i kanë shtrembëruar!

Gënjeshtrat e shpifjet, mendjen e njeriut e shtrembërojnë e shkatërrojnë dhe nuk funksionon edhe shpirti, as iradi e zemra.

Edhe stomaku kur ushqehet me gjellë të prishur infektohet dhe njeriu dobësohet.

UNË BANOJ NË TIRANË, JAM I ARDHUR, POR ME PËRMALLIM E THEM: TIRANA ËSHTË BËRË MAGAZINA E KALBËSIRAVE ME TELEVIZIONE REGRESIVE MONSTRUOZE DHE ANATEMOHEN, URREHEN, DISKRIMINOHEN E MIRA, E DREJTA, E VËRTETA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat