“Fiala dhe t’in’Zoti”, 109 vite nga revista e të dielës arbëreshe

Kultura

“Fiala dhe t’in’Zoti”, 109 vite nga revista e të dielës arbëreshe

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Shënohet 109-vjetori i gazetës “Fiala dhe t’in’Zoti” (“Fjala e Zotit”), një revistë fetare e së dielës, por edhe një shkollë dhe një vatër patriotizmi, në të cilën bënin pjesë shumë të rinj arbëreshë.

Përmes kësaj gazete, në kishat arbëreshe të Sicilisë jehonte gjuha e ëmbël shqipe.

“Fiala e T’in’Zoti” u themelua në shkurt të vitit 1912 nga studiuesi Pal Skiroi (Paolo Skiroi) dhe shërbeu si një dritare informimi për arbëreshët e Sicilisë.

“Fiala e T’in’Zoti” nuk qe vetëm një revistë fetare e së dielës, por edhe një shkollë dhe vatër identiteti e patriotizmi, ku bënin pjesë shumë të rinj. “Fiala e T’in’Zoti” qe një vatër studimi pët arbëreshët. Përmes saj, në Kishat arbëreshe tё Sicilisë jehonte përsëri gjuha e ëmbël arbërore.

Albanologët më të mëdhenj të kohës, qenë të parët që e përshëndeten dhe pritën me interes shkencor botimin e “Fiala e T’in’Zoti”, kështu Nobert Jokl, Geitle, Gusy Holger Pedersen. Falë botimit të “Fiala e T’in’Zoti” imzot Paolo Schirò zhvilloi një letërkëmbim me studiuesin dhe atdhetarët e kohës, Kristo Luarasi, Lumo Skendo, Lef Nosi, at Shtjefën Gjeçovi, at Gjergj Fishta, dom Lazër Mjedja e shumë të tjerë, të cilët e admironin doktrinën dhe patriotizmin e imzot Paolo Schiròs.

Revista “Fiala e T’in’ Zot”, pra, qe një ndihmë e çmueshme për besimtarët arbëreshë që merrnin pjesë në kremtimin e Liturgjisë së Fjalës së Hyjit, e ka meritë të jashtëzakonshme, sepse me të nis përpjekja për t’i pajisur të arbëreshët e krishterët me fletën e përjavshme të së dielës, qe të merrnin pjesë gjallërisht, pra në mënyrë aktive në kremtimin e Liturgjisë së Fjalës së Hyjit, të Eukaristisë Shenjte dhe në kremtimin e Sakramenteve.

Krahas kësaj, “Fiala e T’in’ Zoti” ishte edhe një nxitje, një ndihmë e një mënyrë për përtëritjen dhe përforcimin e përdorimit të gjuhës së lashtë e të bukur shqipe, larg atdheut, këndej për rizbulimin e përforcimin e identitetit edhe kombëtar.

Natyrisht, ishte tepër shpejt të pretendohej shumë për një fletë me leximet biblike: fletëpalosja e parë, që nisi të dilte në fshatin e Arbëreshëve mbi Palermo, tek Hora e Arbëreshëve, më datën 25 shkurt të vitit 1912, përmbante pra pjesën e Ungjillit të së dielës së parë të Krezhmëve (Jani -Gjoni) 1,44-52), komentin e kësaj pjese ungjillore dhe një fragment nga letra drejtuar Hebrenjve (Hb 11,24-26;32-49).

Si fletëpalosje e sotme, kishte dy fletë, katër faqe. Kryeredaktori i fletëpalosjes ishte ipeshkvi arbëresh Imzot Pal Schirò me bashkëpunëtorët e ngushtë si papas Gaetano Petrota, papas Gjergj Dorangrikja e tё tjerё. E kujtojmë se imzot Paolo Schirò qe jo vetëm një apostull i zellshëm, por edhe një albanolog i madh, që la punime të rëndësishme gjuhësore, qё u mor edhe me Mesharin e dom Gjon Buzukut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat