Uni i poezisë së ndezur brenda prushinës së vet

Kultura

Uni i poezisë së ndezur brenda prushinës së vet

Nga: Remzi Limani Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:01
Remzi Limani

Se poezia, sukurse njeriu ka vendlindjen e vetë, edhe poezia e Ethem Cipit, u lind aty ku poeti ndjeu etjen për fjalën poetike, të cilën e nxori porsi unin e ndezur nga zjarri i vatrës, për të ecur terrinës së shtruar para tij, duke kërkuar dashurinë e njeriut, mallin për të qarë mbi të dhe aromën e gruas, e cila dëshmoi të jetë nuse e vyer dhe nënë e dashur.

Mbi këtë konstatim timin, figurativisht zhveshur nga poezitë e z Cipi për dashurinë universale dhe atë të ngjeshur pranë tij, them se: poeti në fjalë, porsi fyelltari merr këngën e tij, të dasmës dhe të vajit. Këngln e mallit për familjarët përreth vatrës ku kërsasin gurët e zjarrit dhe ku nata vishet mureve me nur flake bojë kërmezi.

Pra, poezia e Ethem Cipit, shpërfaqet dhe na jep një figurë tredimensionale, ku e shohim të bukurën, dhimbjen për atdheun, mallin për prindërit dhe njëudhësh ledhatimin e fëmijëve mbi flokun e rritës. Ndaj, jo rastësisht, uni i tij poetik është njxerrë nga prushina e vatrës kurrë të fukur. Mbi këtë shpërfaqje vjershërimi, Ethemi shumëkuptimshëm na dhuron metaforën e pastër poetike, e cila ngritet mbi ndjenjat për të thënë atë që ngulmon ta thotë, sepse, fjala bie nga çatia së bashku me shiun e luleve dhe shirat e vjeshtës për t'i kënduar suferinës, e cila paralajmëron ngricat në sytë e mjellmës... Në mesin e shumë poezive të zotit, Cipi, me kënaqësi mora njërën për ta shteuar para lexuesëve ku poeti na thotë: sot me babain, e ndezëm një duhan unë ende nuk e pi/ babai ngjan nga fisi/folëm gjërë e gjatë/ na kish marrë malli/cigaret shkundëm në dhé/dhimbjen e ndjeu plisi.

Ja pra, sesi poezia e Ethem Cipit, digjet prajshëm porsi shpirti i një lisi në gropën e zjarrit rrethuar me faqe gurësh të bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat