Psikologët kanë rol primar në shërimin e sëmundjeve psiqike

Kultura

Psikologët kanë rol primar në shërimin e sëmundjeve psiqike

Nga: Kosovare Gjevukaj Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:56
Kosovare Gjevukaj

Psikologët klinikë vlerësojnë dhe trajtojnë klientë me ankesa në aspektin e shëndetit mendor ose fizik. Si një psikolog klinik, qëllimi jonë është të zvogëlojmë shqetësimin dhe të përmirësojmë mirëqenien psikike të klientëve tanë, të cilët mund të kenë një numër të shqetësimeve siç janë: Ankthi, depresioni, sëmundje mendore, përshtatja ndaj sëmundjes fizike, çrregullime neurologjike, sjellje të varësisë, çrregullime në të ushqyer, problemet me marrëdhënie personale dhe familjare, e shumë të tjera që i sfidojnë në përditshmërinë e tyre. Puna jonë është më të gjithë grupmoshat: fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, çifte dhe grupe më relacione përkatëse.

Ne, si psikologë vlerësojmë nevojat, aftësitë ose sjelljen e klientëve tonë duke përdorur testet psikometrike, intervistat dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të sjelljes së tyre, në të njëjtën kohë bashkëpunojmë më një ekip përkrahë mjekëve, infermierëve, profesionistëve të arsimit, psikiatërve dhe terapistëve. Andaj, shpresoi shumë që e ardhmja e afërt ta dijë më shumë peshën dhe rëndësinë që ka një psikolog në shoqëri.

Psikologut duhet patjetër ti hapen rrugët, dhe personat kompetent duhet të marrin masa që psikologët klinikë dhe shkollorë të jenë pjesë e instituteve përkatëse dhe të punësohen nëpër qendra dhe shkolla për ndihmën e personave që kanë nevojë.

Sigurisht se roli dhe kontributi i psikologëve nuk është i vogël, edhe në këtë kohë pandemie globale, duke i ndihmuar njerëzit, që më lehtë të përballën më situatës e krijuar nga COVID 19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat