Reagon ministri i Kulturës për vdekjen e aktorit Luran Ahmetit

Kultura

Reagon ministri i Kulturës për vdekjen e aktorit Luran Ahmetit

Më: 25 mars 2021 Në ora: 22:27
Luran Ahmeti

”Skenës artistike teatrale e kinematografike do t’i mungojë talenti dhe profesionalizmi i Luranit, i cili me dashurinë, përkushtimin dhe angazhimin e tij për lojën skenike, arriti të depërtojë edhe në skenën ndërkombëtare”.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka ndarë telegram ngushëllimi me rastin e shuarjes nga kjo botë të aktorit të njohur, Luran Ahmeti.

Çeku shprehet se ikja e hershme nga kjo botë e aktorit Ahmeti, është dhimbje e madhe por dhe humbje e pazëvendësueshme.

”E nderuar familja Ahmeti,

I tronditur dhe me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, aktorit tonë të madh shqiptar, Luran Ahmeti.

Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe kolegët e Luranit dhe lë një zbrazëti të madhe në artin dhe kulturën tonë shqiptare.

Skenës artistike teatrale e kinematografike do t’i mungojë talenti dhe profesionalizmi i Luranit, i cili me dashurinë, përkushtimin dhe angazhimin e tij për lojën skenike, arriti të depërtojë edhe në skenën ndërkombëtare. Lurani nuk e përfaqësoi vetëm veten e tij, por prezantoi edhe vlerat e artin shqiptar brenda hapësirave kombëtare dhe jashtë tyre.

I lehtë i qoftë dheu.

Pranoni ngushëllimet më të përzemërta e të sinqerta, ju e nderuar familje, miq, kolegë e ju dashamirë të Luranit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat