Shën Nëna Terezë është pasaporta kombëtare shqiptare

Kultura

Shën Nëna Terezë është pasaporta kombëtare shqiptare

Nga: Skënder Karaçica Më: 18 prill 2021 Në ora: 16:06
Skënder Karaçica

Në Florida të SHBA-së isha për pushime.Tampa është një nga vendet më të bukura turistike  pranë detit amerikan.Aty kishin ardhur me qindra pushues amerikanë nga të gjitha vendet  e këtij shteti mik të shqiptarëve.

Në takimet e shpeshta me amerikanë,ata me pyesnin se nga jam dhe prej cilit vend kam ardhur në Amerikë.Unë u thosha se jam nga Çikago dhe atdheu im është Kosova dhe Shqipëria,ata e dinin se ku janë këto dy vende dhe populli shqiptarë në këtë pjesë të Evropës.

Për debatet tona,unë në shenjë respekti  dhe të krenarisë kombëtare u flisja për Shën Nëna Terezë e cila ishte shqiptare e popullit dhe të gjakut tim..!Ata dinin shumë për Bijën e Madhe  të Kombit Shqiptarë dhe shpirtin e humanistes e njohur nga popujt e botës në shekullin e kaluar.

Më thuaj për kryeqytetin e Shqipërisë,me thotë një i moshuar amerikanë.Unë ia tregoi edhe pak gjeografinë dhe historinë  kombëtare shqiptare,  Tiranën dhe Prishtinën,të dyja kryeqytetet e të dyja shteteve tona !

Shën Nëna Terezë është pasaporta kombëtare shqiptare!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat