Pas incidentit famëkeq në skenën e Sanremos, Bugo fiton gjyqin kundër Morgan

Kultura

Pas incidentit famëkeq në skenën e Sanremos, Bugo fiton gjyqin kundër Morgan

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 06:41
Incidenti

Këngëtari italian Bugo, pas sulmeve të vazhdueshme mediatike pas Sanremo 2020, e çoi kolegun e tij Morgan në gjykatë! Vetëm tani Gjykata e Milanos ka arritur në një vendim, duke i dhënë të drejtë Bugo-s.

Gjykatësit dhanë një urdhër për ndalimin e këngës me tekstin famëkeq të modifikuar dhe të deformuar, që fillonte me fjalët "qëllimet e tua të këqija, mungesa e edukatës". Përmes një njoftimi për shtyp, kompanitë që menaxhojnë dhe mbrojnë Bugo-n përsëritën se deformimi i bërë nga Morgan shkel të drejtat ekonomike të botuesve dhe bashkëautorëve të tij.

Në praktikë, Gjykata e Milanos urdhëroi Morgan që të hiqte këto përmbajtje të paligjshme nga faqja e tij në Instagram dhe e urdhëroi atë të ndërpresë shoqërimet e ardhshme të këngës “Sincero” me tekstin e modifikuar dhe të deformuar dhe urdhëroi një dënim kundër tij për çdo shkelje të këtyre dispozitave.

Bugo dhe Morgan, pas Sanremo 2020 nuk kanë bërë më paqe dhe asnjëri prej tyre nuk ka komentuar në lidhje me vendimin e fundit të gjykatës.

--------

Për të gjithë ata që nuk e kujtojnë, Morgan dhe Bugo u skualifikuan nga gara e Sanremo-s për shkak të një incidenti të shkaktuar nga Morgan. Kur u ngjitën në skenë, Morgan filloi të këndonte duke stonuar dhe duke ndryshuar qëllimisht tekstin e këngës së tyre, për t’u tallur me Bugo-n. I vendosur në siklet, Bugo la skenën. Ndërkohë Morgan, duke u shtirur sikur nuk po kuptonte, pyeste: “Çfarë ndodhi?”

Këto ishin fjalët të kënduara nga Morgan, pa lidhje me tekstin, por me qëllimin për të fyer Bugo-n.

Qëllimet e këqija dhe mungesa e edukatës/ Figura e keqe që le mbrëmë/ Mosmirënjohja dhe arroganca jote/ Bën atë që do, me këmbët mbi kokë/ Përpiqem të bëj art/ Por ti di vetëm të jesh ziliqar/ Falëndero Zotin që je në këtë skenë/ Respekto atë që të ka sjellë këtu...

Nuk dihet saktësisht se çfarë e çoi Morgan-in drejt këtij veprimi, megjithatë u përfol për një konflikt mes dy kolegëve, të cilët kanë qenë miq prej vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat