Shpirti fisnik i një poeti të talentuar

Kultura

Shpirti fisnik i një poeti të talentuar

Nga: Baki Ymeri Më: 12 korrik 2021 Në ora: 10:48
Kopertina

Shpirti i fjalës nuk gjendet vetëm në tekstet e she-njta, por edhe në tekste të këtilla që përfaqësojnë shpirtin shqiptar. Përmes veprës së tij, autori konfirmon bindjen se arrin përmes profesionalizmit dhe mbahesh përmes ka-rakterit. Kjo përzgjedhje me tekste kushtuar poezisë së tij është një dëshmi e interesit dhe vëmendjes, jehonës dhe rezonancës që ka krijuar poezia e tij në gjuhën shqipe. Poezia e Shefqet Dibranit ndodhet mes dy shqetësi-meve që brejnë vetëdijen e një artisti që nuk mund të jetë indiferent për atë që ndodh rreth tij: ide fisnike, fenomeni i ndërgjegjes morale, shorti i komunitetit, fati i kombit, përjetime intime.

Shefqet Dibrani përçmon banalitetin dhe çmon aktin poetik si një proces të epërm shpirtëror dhe es-tetik. Poeti di t’i japë trajta serioze trishtimit, sepse ai dëshmon që trishtimi i tij nuk është vanitoz, nuk është një trill poetik a pozë, por trishtimi që të kaplon nga dhimbja fizike e shpirtërore nga dhimbjet reale që shkaktohen në rrethana të çuditshme: Derisa guri të vërë bar përreth/ Derisa dielli të ndërrojë kahen e vet/ Derisa nata të mos bjerë errësirë/ Derisa blerimi të blerojë në errësirë/ Derisa uji të kthehet përpjetë/ Emigranti s'do ta rregullojë integrimin e vet. (Emigranti)

Poeti provokon një mërgim të shpirtit në vise të panjohura dhe të njohura, në truallin fizik të jetës dhe në një kronotop poetik. Poeti në të gjitha hipostazat e poe-zisë së tij dëshmon një ndjeshmëri të rrallë, një përjetim të thellë të dukurive që bëhen objekt i poezisë së tij.

Image
Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani dëshmon se i njeh problemet e stilistikës letrare dhe se është një poet i pasur me mjete gjuhësore, se është i pajisur me aftësi të rralla për të hetuar natyrën dhe botën, por mbi të gjitha ai zotëron një aftësi kombinatore të elementëve përbërës të poezisë së tij. Poeti dëshmon guxim dhe i jep flatra fantazisë së tij duke kontrolluar njëkohësisht strukturën e poemës:

Njeriu di të kërkojë të Drejta e Liri/ Po di edhe të shfrytëzojë drejtësinë/ E një ligji të lig/ Që ua ka verbuar gojën vizitorëve// Andaj jeta është bërë kopsht zoologjik/ Me Karta për të Drejta dhe Liri (?!)/ Njeriu vepron për përfitime/ Edhe kundër ligjit të Natyrës dhe të Zotit. (Në kopshtin zoologjik)

Poezia është testamenti i jetës, i miqësisë, i dashurisë dhe atdhedashurisë. Që këtej mund të themi se dhe në vargjet e mësipërme kemi të bëjmë me një botë bujare, me një Kosovë kreshnike, me heronj, me miq e dasha-mirë. Përshkrimi i mësipërm nuk është vetëm një shpre-hje e shpirtit, por një ekzistencë organike, objektive. Ja një bërthamë e doktrinës të realizimeve bashkëkohore! Poeti sjell në tekst fraza tejet konkrete e plastike. Poezia e Shefqet Dibranit nuk mund të klasifikohet si poezi pornografike, por si poezi erotike, kombëtare dhe histori-ke. Poezia e këtillë shndërrohet në një album vlerash të mirëfillta shqiptare, njerëzore dhe universale. Poeti nuk ve në qendër të poezisë së tij ëndrrën, por një dimension të realitetit të tij, i cili është një sukses i merituar i poetit talentuar të mërgatës sonë poetike.

Vlen ta ripërkujtojmë faktin se Shefqt Dibrani është njëri nga poetët më të shquar të mërgatës shqiptare. Poezia e tij është sa intelektuale, po aq edhe përdëllimtare. Dhe, edhe në njërin, edhe në ras-tin tjetër, deshifrohet në një varg të një besnikërie të padyshimtë në fjalën e vet, e shprehur dhe e kuptu-eshme nën zodiakun e një ylli magjik të krijimtarisë autentike.

Pa dyshim, poezia është një rrugë komunikimi, një rrugë e majave. Fusha e fjalorit të etshëm për të thënë diçka nëpërmjet ritmit, harmonisë apo përfy-tyrimit – siç theksonte Paul Valéry – i përshtatet në kontekst komentimit të poezisë së Shefqet Dibranit krijimtaria e tij duke shkëlqyer me një harmoni të ve-çantë të jashtme dhe të brendshme, fjalët duke rrje-dhur njëra pas tjetrës në një atmosferë elegante me një natyrshmëri precize dhe delikate. Prej këtu, buron ajo gjendje e një fuqie të jashtëzakonshme që e zgjon lekturimi i vargjeve të tij.

Veprat e tij janë të strukturuara me rigorozitet. Krijimtaria poetike e mjeshtrit nuk degdiset as në gërshetimin deskriptiv të përfytyrimeve të poetëve të panumërt që ishin të obliguar t’i nënshtrohen cenzu-rës djallëzore politike të dekadave komuniste. Po-ashtu, nuk degdiset as në intimizmin pa fluturim dhe pa shkëlqim që e përbën, në përgjithësi, pala tjetër e frymëzimit në këtë perimetër gjeografik. Lehtësia nuk e kërcënon kreativitetin e këtij poeti të arrirë tashmë në maturitetin e artit të tij.

Poeti flet me dritën dhe flet me Perënditë. Poezia është zëri i zemrës së magjepsur. Zjarri që lind nga shpirti i fjalëve të dashuruara. Poezia është çelësi i shpirtërave të mëdhenj. Kush qëndron në prozhmin e saj mund të komunikojë me hyjnitë. Poezia është mbretëresha e arteve. Ajo është lëngu i jetës. Poezia shpreh shpirtin e njeriut. Fjalët kanë fuqinë për t'i dhënë jetë një universi të pafund. Ata mund të sjellin në jetë një regjistër të pafund ideshë dhe ndjenjash. Fjalët e poetit janë flutura të metamorfozuara në mendime, përmes të cilave mendimet e poetit për-shkruajnë një profil origjinal lirik.

Artet dhe letërsia e bukur janë pasqyra të arta të realitetit në të cilin lëviz populli, porsi një tren mbi shinat e mëdha të botës. Fjalori lirik i Shefqet Dibranit të josh që nga faqet e para të veprave të tij: Ngado shkoj e treti/ Mbaj fytyrën kah At-Dheu/ Ati vëngër më vështroi/ Nga ngashërimi m'u duk/ Me gjak profeti/ Pastaj Dheu më tha:/ S'më kujtohet fytyrra e juaj/ Kur trup e ndjenja i ke në vend të huaj. (Me fytyrë nga At-Dheu). Po qe se e kërkojmë në linjën sa më të afërt të universit, Shefqet Dibrani është poeti më i rëndësi-shëm lirikës patriotike të mërgatës sonë dhe njëri nga më reprezentativët të Zvicrës. (Bukuresht, 20 qershor 2021)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat