Ndërron jetë papritur poeti dhe shkrimtari i njohur

Kultura

Ndërron jetë papritur poeti dhe shkrimtari i njohur

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 21:34
Agim Shehu

Është ndarë nga jeta në moshë 87-vjeçare poeti dhe shkrimtari i njohur, Agim Shehu. Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e tij dhe kolegët, të cilët kanë reaguar me anë të postimeve në rrjetet sociale për këtë lajm të rëndë për dashamirësit e tij.

Po kush ishte Agim Shehu?

Agim Shehu njihet si autor këngësh dhe poet i njohur. Ai është shkrimtar, studiues i gjuhës dhe letërsisë. Lindi në Progonati të Kurveleshit më 1934. Studioi Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës.

Tituj të veprave janë: Horizonti i kaltërt (1959), Vite pa thinja (1970), Fjalë nga zemra (1977),

Gurra e fjalës (1980), Zëri i gjakut (1984), Poezi (1986), Ujvarat e diellit (1988).

Image
Agim Shehu
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat