A duhej të ftohej Bergoviç, këngëtari serb në një koncert në Korçë?

Kultura

A duhej të ftohej Bergoviç, këngëtari serb në një koncert në Korçë?

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 gusht 2021 Në ora: 23:56
Adem Bytyçi

Është shkruar dhe fol shumë për ardhjen e Goran Bergoviçit në Shqipëri.

Polonia dhe Ukraina ia kanë ndaluar këtij këngëtari serb me prirje neofashiste për të mbajtur koncerte në këto dy vende për shkak të përkrahjes së Putinit në aneksimin e Krimes.

Jo vetëm kaq, por edhe për arsye të kompozimit të këngës me të cilën e fyen Evropën dhe e lavdëron Putinin në raport me Evropën.

Madje, edhe pse Bregoviçi, me këngën e tij "Kaleshnikov", ishte bërë frymëzim për policin dhe ushtrinë serbe për vrasjen e shqiptarëve të Kosovës në luftën e fundit , vëllezërit tanë në Shqipëri e ftuan që të merrte pjesë në një koncert në qytetin e Korçës.

Kjo edhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasiqë kryeministri i tyre Edi Kristaq Rama, para ca vite kur ishte Kryetar i Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, me rastin e një vizite të Bergoviçit, ,Edi ia dorëzojë çelësin e Tiranës.

Unë them se për derisa i nderojmë dhe i mirëpresim armiqtë, ata që na kanë pre e gri edhe përsëri e ushqejnë një urrejtje patologjike ndaj kombit tonë, historia po na mallkon, dhe kaq gjatë nuk po mund të arrjmë atje ku e meritojnë dhe e kemi vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat