Pjesë e Festivalit të Filmit të Jeruzalemit filmi “Zgjoi”

Kultura

Pjesë e Festivalit të Filmit të Jeruzalemit filmi “Zgjoi”

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 22:13
Filmi “Zgjoi”

Sukseset për filmin nuk kanë të ndalur.

Yllka Gashi, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Instagram ka njoftuar se filmi “Zgjoi” do do jetë pjesë edhe e një tjetër festivali.

Aktorja kryesore e filmi tha se “Hive” do jetë pjesë e transmetimeve të Festivalit të Filmit të Jeruzalemit këtë vit në konkursin ndërkombëtar.

“Hive ”do të jetë pjesë e Festivalit të Filmit të Jeruzalemit këtë vit në konkursin ndërkombëtar- Filmat e Parë- (një konkurs ndërkombëtar për filma të shquar nga brezi i ardhshëm i kineastëve”, shkroi Yllka Gashi.

Ndërkohë, Filmi ‘Hive’ është përzgjedhur për të marrë pjesë edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat