Pykat e shelgut

Kultura

Pykat e shelgut

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 23 shtator 2021 Në ora: 10:03
Kalosh Ҫeliku

PYKAT e shelgut, të “Shpëtimtarit” Shqiptarëve, me “Din e Iman”: Dje, komunistë. Sot, neokomunistë: të arratisur me të katra brez pas brezi, bishtin mbi shpinë me të katra, pavetëdije dolën në sipërfaqe, edhe në Lëmën Politike Shqiptare. Tambëli i Lopës Katundit, siç duket kishte qenë i përzier me raki kumbulle (“shlihovicë”), e jo raki rrushi Përmeti. Edhe pse, këto viça të palëpi si “muslimanë' me “Din e Imanë”, nuk e pinë verën, e as rakinë e rrushit, se: është “haram”. E pinë “hallallin”: çajin e rusit me të cilin shkojnë në “Xhehnet”. E kapërcyen Gardhin e Babait me Kalë me shalë, dhe thupra Lisi. Dhe, pasi hynë në oborr: iu ndërsyen Ujkut, “Kaurrit” të ”pabesë” Shtëpisë të Babait, nën Rrap mes “Bit-Pazarit”.

Murgo, ky Qen besnik Historik, kur i pa kaq të mjerë nën Rrap, tha vetëmevete: Pse, nuk dalin pak të lehin në Iriq?! Edhe, te Porta e Madhe?! Matanë, Urës Gurit, para, se: të rroken fytas me Kaçakun e maleve, në Kopësht të Babait, se: Unë, së paku paku i shoh, sesa “trima” të mëdhenj rruge endacakë, këlyshë me zgjebe të dalldisur nëpër parti politike, janë dehur me çaj rusi. Edhe, atë: mesdite, përkarshi Diellit me rreze mbi krye. Unë, me sy: kështu si ju me vite në jetë kam parë sokaqeve dhe tezgave të “Bit-Pazarit”, por të gjithë kanë përfunduar këmbekrye te kasapi Njerkës, në Thertore.

Viçat e palëpi, me të katra dolën edhe arave. Edhe, ugareve të Babait me kalë me shalë, u turrën si dhelpra pas herdheve torba të Dashit, se: do t’i bien udhës. Ogiçit, me brirët rreth veshëve në Kokë. I cili, kur e pa këtë soj të “patriotëve”, u sulë me kokë e brirë. Qentë e Sharrit i ndoqën matanë maleve. Ikën me bishin nën këmbë duke kërkuar fitues “moral”, mes lopëve të Katundit me “besë” e pa besë. Përleshje politike kokë më kokë mes Livadheve me arsyetime “fetare-politike”. Thonë, si “analistë” plolitik: Patjetër, vitin e ardhshëm do t’u kthehen edhe dhjetëra mijëra vota shqiptare të shkuara, diku tjetër tek Partia Neokomunsite. Mu për shkak, se: nuk duan më të votojnë për ato që në fushata, tubime e media flasin kundër Kaubojit të Shkupit, e në realitet ulen këmbëkryq në prehërin e tij tek Pragu i Shtëpisë. Unë, them: nuk ulen në prehërin e Kaubojit Shkupit, por këmbëhepur edhe në prehërin e “Shpëtimtarit” shqiptarëve me palarenë për “hava”, në xhamitë me minare pa Flamurin kuqezi dhe Shqiponjën dykrenare. Aspak, e arsyshme për një popull me vetëdije kombëtare.

Djaloshi me “topin e kristaltë”, që vinte nga grazhdi i një “Fondacioni të pavarur”, u turr të dalë para dhenëve pa fyell e janxhëkun me arna politike krahëve. Punë tjetër është ajo, se: A, i ka rujatur dhentë nën dardhat Gorrice të Zanave të Fishtës?! Dhe, a i ka mjelur me kusi te “Çifligu i Xha Derallës”?! Nateditë, deri Dje: në mes Dimrit Madh protestonte para Qeverisë për “ndryshime” politike. Sot, e ngre zërin për pajtim të “vëllazërim-bashkimit” neokomunist në prehërin e Njerkës (Xhadisë). Përçudi, siç duket asaj kohe nuk i punonin gishtat për t’i lëvizur nëpër birat e Fyellit të Bariut Maleve. E kishte harruar tekstin e këngës popullore:

O Çobani Tatës, bre djalë

O Çobani Tatës, bre djalë!

Holli, dhentë kën Vathës medet -o!

Haj - haaaj! Holli, dhentë kën vathës -o!...

E, Sot: është vonë këtë këngë popullore t’ua këndosh me fyell, kavall ose çifteli kalorësve të arratisur partiak. Përmëtepër, herët në mëngjes t’u tregosh sesi: Ecin, punët e Atdheut. “Abazit”, të malit dhe Hazreti Aliut të Fushës. Dihet, ka shumë gjasa që humbësit të fitojnë, e fituesit të humbin. Na presin zgjedhje të reja së shpejti lokale. E sa për zgjedhje parlamentare, një gjë është e sigurtë: Shqiptarët, edhe kësaj radhe treguan se, dinë të zgjedhin(?!). Ta kenë këtë parasysh politikanët shqiptarë, por edhe ata “maqedonas”. Thotë, Djaloshi me “topin e kristaltë”, të mos mbetet se e lamë pa thënë… E përfundon shkrimin, si “analist” politik.

Mendë, i shetë “Abazit” të Malit, dhe Hazreti Aliut të Fushës. Nesër, që do ta falë “xhumanë” në Xhaminë Shqiptare “Jahja Pasha”, në Shkup…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat