Artistët Barbara e Destan Gashi pjesëmarrës të ekspozitës në Vjenë

Kultura

Artistët Barbara e Destan Gashi pjesëmarrës të ekspozitës në Vjenë

Nga: Ajete Zogaj Më: 29 shtator 2021 Në ora: 13:52
Artistët Barbara e Destan Gashi pjesëmarrës të ekspozitës në Vjenë

Çiftin e artistëve, piktoren vieneze Barbara Gashi dhe skulptorin e mirënjohur nga Kosova Destan Gashi, sikur hynisht i bashkoj arti dhe martesa, për të prezantuar bukur kulturën dhe artin shqiptar në komunitetin artistik në Austri.

Që të dy, Barbara me pitura të mrekullueshme dhe Destani me skulptura të veçanta, kryesisht me motive femrën (në të shumtën e rasteve femrat shqiptare) janë të pranishëm pothuajse në të gjitha ekspozitat që hapen në Vjenë.

Para disa ditësh, Barbara dhe Destan Gashi në becirkun e tretë të Vjenës në Austri, në fundjavën e 17 dhe 18 shtatorit 2021, ishin pjesëmarrës në një përzgjedhje ekspozite të titulluar Kultun në Tretin“.

Në Galerinë „Kunstraum Wohlleb“ janë prezantuar afërsisht 30 vepra artit nga koleksioni privat i galerisë. Në këtë galeri që nga viti 2015 me ftesë të kësaj galerie marrin pjesë edhe çifti Gashi.

Kësaj radhe, Destan Gashi ka ekspozuar katër skulptura të reja nga mermeri i bardhë nga Karara e Italisë por edhe një nga mermeri i kuq nga Kosova.

Dy skulptura me temen „Akt Vajzash“ , dy skulptura me temen „Kokë të lartë me qafë të gjatë – si vajzat e Çamerisë“.

Barbara Gashi bashkshortja e Destan Gashit ka marr pjesë me dy piktura në vaj në pelhurë në ketë ekspozitë kolektive. Tema e preferuar e saj në art është uji, ashtu ka prezentuar një tablo me një skenë të një liqeni, dhe një pikturë me një balenë në det.

Sipas piktores Barbara Gashi, gjatë dy ditëve, në kuadrin e shetitjes kulturore në becirkun e tretë, ka pasur shumë vizitorë dhe dashamirë të artit në galeri, jo vetëm austriakë por edhe shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, të cilët jetojnë në Austri.

Në hapje të ekspozitës ishin të pranishëm edhe dy diplomatë të lartë: Ambasadori i Shqipërisë Roland Bimo me bashkshorten Mimoza Bimo, dhe Ambasadori i Kosovës Lulzim Pllana me bashkshortën Dafina, të cilët shprehën kënaqësinë e tyre për pjesëmmarrjen e artistëve GASHI në këtë ekspozitë, e të cilët i bëjnë krenarë me veprat e tyre, veçmas u fascionuan me shqipen e mrekullueshme të artistes piktore, Barbara Gashit.

Piktorja Barbara Gashi me shqipen e saj të mrekullueshme edhe pse nuk e ka gjuhë amtare, ka bërë një spjegimm në gjuhën shqipe për disa pika të rëndësishme.

Artistja Gashi tregoi se galeristja Edith Wohlleb ishte shumë e kënaqur me vizitën e dy ambasadorëve shqiptarë, si dhe për konsideratën e tyre, duke shprehur vlerësimin e saj për artistët Gashi të cilët do të jenë gjithnjë të mirëseardhur me punimet e tyre në ekspozitat e galerisë.

Ajo çmon shum skulpturat e Destan Gashit, të cilat janë shumë të veçanta.

Ekspozita do të jetë e hapur deri të shtunën 25 shtator.

Orari: e henë deri të premte 10:00-18:00, e shtunë 10:00 -13:00

Adresa: Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Wien, Austria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat