Thënie të ca njerëzve të mençur kombesh të ndryshme!

Kultura

Thënie të ca njerëzve të mençur kombesh të ndryshme!

Nga: Adem Bytyqi Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:44
Adem Bytyqi

Tahir Berisha thoshte: "Prej njeriut shpirtngushtë, mos lyp udhë të gjana; prej të ngushtit mos lyp çlirim e prej llambës shuar mos lyp dritë".

Ballzaku ishte kategorik, kur thoshte: "Mbajeni mend: nga të gjitha plagët e pashërueshme janë vetëm ato që i shkaktojnë gjuha dhe shikimi, qesendia, përbuzja e përgojimi".

Tahiri Berisha theksonte: "Më mirë të punohet mirë e hallku të flasin keq, se të punohet keq e hallku të flasin mirë".

Në një rast pati thane: "Ai që është i zoti pushkës, nuk e zbraz në vëllazni, po në armikun që na sulmon atdheun e na sjell robërinë".

Demokriti thoshte: "Nuk mund të jesh poet i madh, pa të marrë shpirti flakë".

Aristoteli pohonte se: "Të gjithë njerëzit gjeniale janë të përulur nga melankolia, nga një gjendje shpirtërore e zymtë dhe e rëndë".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat