Filmi “Mbijetesa dhe shkolla”, fiton çmimin e publikut në Tiranë

Kultura

Filmi “Mbijetesa dhe shkolla”, fiton çmimin e publikut në Tiranë

Nga: Nuhi Bytyçi Më: 20 tetor 2021 Në ora: 08:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Filmi dokumentar "Mbijetesa dhe shkolla" i producentit dhe skenaristit Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit, drejtor të fotografisë Bekim Qyqalla, është shpërblyer me Çmimin e Publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit  Dea Open Film Festival, që u mbajt në Tiranë prej 15 - 19 tetor.

Në fjalën e tij, producenti dhe skenaristi i fulmit, Nuhi Bytyçi fuke falënderuar publikun tiranas që e vlerësoi lartë filmin "Mbijetesa dhe shkolla" theksoi se këtë shpërblim ua dedikon nxënësve dhe arsimtarëve që mbajtën mësimin në rrethana lufte në malet e Kosovës dhe luftëtarëve tē lirisē së Kosovës.

Regjisori i filmit Ilir Kabashi tha se "e kam shijuar këtë festival dhe më ka.përmbushur shpirtërisht. Çmimi veçse është krem mbi tortê.

E falênderoj drejtiren artistike  znj.Mirela Oktrova,  themuesin e drejtorin e festivalit z.Edmond Topin dhe gjithē stafin. Po ashtu jurinë dhe publikun për pritjen dhe vlerësimet e larta per filmin tonë. Uroj që festivali të ketë jetë të gjatë dhe suksese".

Në rrugëtimin e tij, për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky eshte cmimi i 12-të.

Të rikujtojmë edhe një herë se ky projekt është financuar nga QKK-Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat