Përfundojnë xhirimet e filmit “Pritja” që pasqyron jetën e nënës Ferdonije Qerkezi

Kultura

Përfundojnë xhirimet e filmit “Pritja” që pasqyron jetën e nënës Ferdonije Qerkezi

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 06:39
Filmi “Pritja”

Kanë përfunduar me sukses xhirimet e filmit të metrazhit të shkurtër “Pritja”.

“Pritja”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Gjakovës, pasqyron një ditë rutinë gjatë pritjes të gjatë të nënës Ferdonije Qerkezi.

Filmi, me skenar dhe regji të Artan Korenicës, së fundmi u bë e ditur se ka mbaruar xhirimet në bazë të një njoftimi të bërë nga aktori Edi Kastrati.

Image

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë projekt duke theksuar se mund të shohin edhe një ekspozitë me fotografi.

Ky është postimi i plotë i aktorit Edi Kastrati (pa ndërhyrje):

“Me sukses përfunduan xhirimet e filmit të metrazhit të shkurtër, mbeshtetur nga Qendra Kinematografike e Kosoves dhe Komuna E Gjakovës, me skenar dhe regji të. Artan Korenica.

Filmi pasqyron një ditë rutinë gjatë pritjes së gjatë të nënës Ferdonije Qerkezi, interpretuar nga aktorja Arta Mucaj, filmi është pjesë e projektit “PRITJA” ku në kuader të projektit të përgjitjshëm, shikuesit do të kenë mundësi të shohin edhe ekspoziten me fotografi nga disa familjarë të cilët akoma po e presin një lajm të vetëm.

Falenderojmë ONIMA dhe gjithë ata që ndihmuan dhe përkrahen këtë projekt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat