Gratë e dhunuara, fytyra të djegura të fëmijëve

Kultura

Gratë e dhunuara, fytyra të djegura të fëmijëve

Nga: Ilir Muharremi Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 20:04
Kopertina

“Filloja t’i shtrëngoja dhëmbët, mblidhja duart grushta në xhepa, tendosësha i tëri, si për ta mposhtur këtë mall dhe dhimbje, këtë dehje të lodhur që tashmë më kishte mbytur komplet. ‘Dreqin!”, - thashë. Sytë m’u vërbuan nga kjo perde lotësh.

Ndieja vetëm goditjet e zërit të saj në ballë dhe në mënyrë të turbullt trupin dhe fytyrën e saj para fytyrës sime.

Ajo tashmë ishte bërë shpatë përvëluese që gërrynete qerpikët e mi dhe gërmonte sytë që më dhembnin.

Gjithçka këtu lëkundej brenda meje. Në mendje më shfaqeshin imazhet e luftës, fytyra të djegura të fëmijëve, gratë e dhunuara, pleqtë e shtrirë në tokë...

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat