Galeria e artit të Tiranës/ Hapet me ekspozitën e veprave të Arben Bajos dhe Mustafa Arapit

Kultura

Galeria e artit të Tiranës/ Hapet me ekspozitën e veprave të Arben Bajos dhe Mustafa Arapit

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 15:56
Galeria e artit të Tiranës/ Hapet me ekspozitën e veprave të Arben Bajos dhe Mustafa Arapit

Galeria e Artit te Tiranës është e para që ngrihet në Tiranën 101 vjet kryeqytet.

Me tre hapësira ekspozimi institucioni e ka çelur siparin me vepra të Arben Bajos dhe Mustafa Arapit.

Që u ndanë nga jeta për shkak të Covid-19 gjatë këtij viti.

Përveç funksionit të saj të parë për të ekspozuar artistë kryesisht të rinj dhe aplikantë në mediumet e reja të artit bashkëkohor, Galeria e Tiranës do të shtrihet edhe në aktivitete të tjera si lexime dhe muzike dhome, Bienalja e Tiranës apo dhe Festivale të ndryshme.

Galeria e Artit të Tiranës u cel në prag të Vitit Europian të Rinisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat