Nëntori i tretë

Kultura

Nëntori i tretë

Nga: Ganimete Jakupi Demiri Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 18:10
Ganimete Jakupi Demiri

Seç po qante Shqiponja në gurë,

Ishte mbështjellur me flamur,

Edhe këtë nëntor tha e presim të ndarë,

Vajtonte fatin e popullit shqiptar.

 

Me zemër të thyer feston këtë festë,

Trojet e veta të ndara në disa pjesë,

U betua në flamur kombëtar,

 Se së shpejti Nëntori I tretë ka për të ardhë!...

 

Nëntori I tretë do të jetë për bashkim kombëtar,

Do të treten kufijtë gjithandej,

Do të festojmë vetëm me flamurin kuq e zi,

Dhe të bashkuar në një shtet të vetëm SHQIPËRI!

 

Urime festa e 28 Nëntorit! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat