Përfundoi edicioni i 49-të i festivalit Kosovarja këndon 2021

Kultura

Përfundoi edicioni i 49-të i festivalit Kosovarja këndon 2021

Nga: F.M Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:41
Kosovarja këndon 2021

Në sallën e Teatrit “Adriana”- Ferizaj përfundoi edicioni i 49-të i Festivalit “Kosovarja Këndon”- Ferizaj 2021. Në pranin e një numri të konsiderueshëm të shikuesëve, prezantuan 13 kanditate nga vise të dryshme të Kosovës (Gjilani, Podujeva, Prizreni, Ferizaj, Prrishtina) dhe nga Preshava. Këngët i përcolli orkestra  e AKV “Kastriotët” me formacion të zgjeruar, nën udhëheqjen artistike te Fitim Bytyçit.

Juria kryesore ishte e përbër: Sami Piraj  - kritik, publicist në fushën e muzikës; Rreze Kryeziu - profeseroreshë e muzikës dhe Eliza Hoxha. Poashtu ishte edhe juria e ansamblit në përbërje të Murat Baliu- veteran i AKV „Kastriotët“; Florint Rexhepi – instrumentist, dhe Musa Ahmeti - udhëheqës i grupit të folklorit. që ndau çmin e kastriotëve, si dhe ajo e mediave, KL „Haki Braha“, (Driton Ramadani, Afrim Kurti) ndau çmimin „Skender idrizi“. Nga këto juri u ndanë këto çmime:

Vendi i parë: Rrezarta Ramadani

Vendi i dytë: Anesa Bunjaku

Vendi i tretë: Anisa Shabani

Çmimi special „Nexhmije Pagarusha“: Djellza Dedushi

Çmimi i ansamblit: Qëndresa Bunjaku

Çmimi i mediave: Rina Kurteshi

Festivali ndau edhe mirënjohje për të gjitha solistet pjesëmarrëse të cilat i ndau drejtoresha e kulturës, znj. Xhemile Murati- Shabani.

Në pjesën speciale prezantoni grupi i folklroit të ansamblit, nën udhëheqjen e Musa Ahmetit.

Festivali ndau plaketë posmortum për profesor Fahri Beqirin, i cili ndërroi jetë këtë vit.

Festivali së shpejti do të filloj përgaditjet për vitin jubilar 50 vjetorin e themelimit, i cili do të mbahet në vitin 2022.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat