Hapet Panairi Universitar Francez në Kosovë

Kultura

Hapet Panairi Universitar Francez në Kosovë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 07:00
Ilustrim

Aleanca Franceze e Prishtinës ka bërë të ditur se Panairi Universitar Francez në Kosovë rikthehet sot për edicionin e katërt.

Në program do të jenë të pranishme 30 universitete dhe 16 webinare për t'i mundësuar studentëtve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga Franca.

Panairi Universitar Francez në Kosovë do të organizohet në format hibrid.

Panairi Universitar Francez në Kosovë organizohet nga Ambasada Franceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat