“Emily in Paris” do të vijë me një sezon të tretë dhe të katërt

Kultura

“Emily in Paris” do të vijë me një sezon të tretë dhe të katërt

Më: 17 janar 2022 Në ora: 14:40
“Emily in Paris”

Vetëm 1 muaj pasi u lançua sezoni i dytë dhe fundi i serialit të njohur u la i hapur, Lily Colins ka konfirmuar se ‘Emily in Paris’ do rikthehet me një sezon të tretë dhe të katërt.

Lajmi i konfirmuar nga aktorja vjen pasi u mbyll marrëveshja me Netflix.

Për ata që nuk e kanë parë vazhdimësinë, Emily ka mbetur në një pikë të vështirë ku i duhet të vendosë së çdo bëjë me karrierën e saj, pasi firma ku punonte u mbyll, por një ofertë tjetër i vjen për të qëndruar në Paris.

Ndërkohë, ana sentimentale është një lëmsh edhe më i madh.

Pritet që sezoni i tretë të nisë xhirimet në pranverë të këtij viti dhe epsiodet e reja do jenë të disponueshme për t’u parë nga fansat në dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat