Qeveria mbështet kampanjën e filmit “Zgjoi” me 95,725 euro

Kultura

Qeveria mbështet kampanjën e filmit “Zgjoi” me 95,725 euro

Më: 21 janar 2022 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje ndër të tjera ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e masës 4.3 - mbështetja e kulturës dhe sportit. 

Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”.

Ky film êshtë i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat