Vade mecum per te Djathtën Shqiptare në Dardani

Kultura

Vade mecum per te Djathtën Shqiptare në Dardani

Nga: Ismail Belaj Më: 25 janar 2022 Në ora: 10:09
Ismail Belaj

Kjo përmbledhje e publikimeve të autorit, duke përfshirë shkrimet e botuara brenda dy vitesh, bën fjalë për të Djathtën Shqiptare përgjithësisht, Fushë në të cilën tek në, në Dardani, Nuk është se kemi shumë trajtesa, e kështu që autori mund të konsiderohet Profonius (arkitekti i parë i lashtësisë që ka përdorur gurin në ndërtimet arkitekturore). E morëm këtu gurin si simbol të forcës, të goditjes ‘me çekiç’ të prapësive në jetën politike, siç janë; korrupsioni pandemik i pushtetarëve, që kanë ngelur me sindromin e makutërisë, hajnisë, që, siç thekson avokati Spartak Ngjela, ndër njohësit më të mirë të historisë shqiptare veçanërisht dhe të asaj botërore, i perifrazojmë pohimet e tij. Pushtuesit, si: Roma, turku, serbi, dreq e i biri, na pushtuan e sunduan mjaft kohë, po, ne tash e në periudhë më të gjatë na pushtoi korrupsioni. Dhe, historikisht, tërheq vërejtjen avokati erudit Ngjela;Ahmet Zogu, që tradhtoi te Pashiqi, Enver Hoxha, te jugosllavët, tash; Rama, Thaçi e shokët e tyre vazhduan tradhtinë, duke lëshuar pe, duke falur tokë etj.

Autori Ali Kelmendi, në analizat e tij është i pakompromis në stigmatizimin e aktit të tradhtisë, madje, ky akt tradhtie, bërë edhe nga parlamentarët, gjen gjykimin e historianes e juristes me nam, Dr Elena Kocaqi, e cila thekson se për aktin e tillë të delimitimit miratimit arbitrar të kufirit me Malin e Zi, ata, do të duhej te ndiqen penalisht.

Ajo që e bën të veçantë shkrimin publicistik të Ali Kelmendit, është në radhë të parë, çiltërsia dhe familjariteti që mban në raport me tërësinë e çështjeve që merr në shqyrtim, mëveshja e argumentit me burime arkivore, meqë ky kishte gjurmuar me zellin e bletës. E pati këtë mundësi, duke qenë njohës i gjuhëve; gjermanishtes, frëngjishtes e anglishtes. Pra, jo si gjithologët e shumtë që flasin e trumbetojnë gjëra pa bazuar në të dhëna konkrete, po, tahmin si në oda të katundeve.

Gama e temave që trajton autori në opusin e tij krijues publicistik dhe artistik është e gjerë. Kështu, le të marrim çështjen e stilit që dallon dukshëm nga stili i të tjerëve. Shpesh di të fusë ‘inserte’ humori me ndonjë mesele për ta dhënë situatën e caktuar, në kontekstin e veçantë; Kur i kallet bishti i dhelprës, iu duk se u kall tërë dynjaja.

Duam këtu të dalim pakëz nga kuadri i rëndomtë i qëmtimit. Dhe me se bëhet ‘ kalaja ‘,imazhi tërësor i shkrimit apo cili është leitmotivi shkrimor i autorit. Padyshim, spikatja, vënia në pah e fisit të mirë në kuptimin Nicean të fjalës. [Eugenia]. Në këtë kontekst ai, pohon se është fisnikëri për një komb ose për një qytet, kur të parët ose prijësit e tyre janë autoktonë ose shumë të vjetër. Të krahasojmë situatën; fisi i fortë Klementi, më vonë, KELMENDI. Simbolika është e qartë; KLEMENTIANA e Dr Rugovës mund dhe duhet të lexohet dhe merret si tekst që është i dobishëm për një rreth më të gjerë lexuesish sepse sjell të dhëna me interes. Lumturia të cilin koncept filozofik e psikologjik. E kaluara e lavdishme siç theksuam më lart të bën krenar dhe të lumtur njëkohësisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat