Ismail Kadare: Një autor i përmasave botërore

Kultura

Ismail Kadare: Një autor i përmasave botërore

Nga: Liliana Pere Më: 28 janar 2022 Në ora: 16:28
Ismail Kadare

Shkrimtari i dimensioneve ndërkombëtare është përkthyer masivisht në 45 gjuhë të botës, çfarë i jep veprës së tij karakterin e pasaportës artistike për letërsinë moderne të Shqipërisë. Ismail Kadare është propozuar për çmimin Nobel në letërsi dhe është një nga autoritetet e padiskutueshme për shqiptarët kudo ku jetojnë.

Eshtë poet, autor këngësh dhe autor/publicist shumë i njohur. Ismail Kadare u lind në Gjirokastër,me 28 Janar 1936 vepron në Francë(Mosha 85 vjet ) ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960).

Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore

Edukimin fillestar e mori po në këtë qytet dhe më pas u zhvendos në Tiranë ku jetoi deri në vitin 1990. Shkrimtari jeton dhe shkruan mes Tiranës dhe Parisit. Në Shqipëri jetoi pjesën më të vështirë të karrierës së tij letrare, që pasoi studimet post-universitare në Rusi. Librat e Kadaresë gjatë sistemit të kaluar ishin referencë për ngjarje dhe histori dramatike, çka e vendoste atë në qendër të vëmendjes të publikut. Vendimi i shkrimtarit për t’u larguar përfundimisht nga Shqipëria në vjeshtën e vitit 1990 kur ende nuk ishte rrëzuar qeveria komuniste, mbetet një nga subjektet më domethënëse të gjysëm shekulli diktature komuniste.

Librat e Ismail Kadaresë janë çdo herë një univers i ri. Nga temat lokale të Shqipërisë së shekullit të kaluar shkrimtari me mjeshtëri mahnitëse hulumton në botën e antikitetit aq sa duket sikur lexuesi jeton 2000 vjet më parë. Udhëton në mesjetën e errët e pas saj në trevat e pushtuara nga osmanët në Ballkan. Ndërton portrete rrënqethëse që bashkojnë njerëzit e të njëjtave kohë. Sfidon skajet e jetës duke shkuar tek universalja, e ndaj Kadare prej shumë kohësh nuk i përket më vetëm shqiptarëve.

Kureshtarët mund të vizitojnë shtëpinë e tij të dikurshme, në Tiranë, ku jetoi dhe punoi gjatë diktaturës. Ndodhet menjëherë pas Pallatit të Kulturës, pranë qendrës së kryeqytetit. E kthyer në muze, sot njihet pikërisht si “Shtëpia Studio Kadare” dhe është e vizitueshme sipas orareve të publikuara në faqen web të muzeut, ose profilet e tij në mediat sociale.

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë botërore bashkëkohore.

Rrugën e krijimtarisë letrarene nisi si poet që në vitet e gjimnazit. Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", (1957),

E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj.

Gjinitë letrare ku Kadareja ka levruar, poet, prozator, dramaturg, skenarist Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për thellësine e ideve dhe pasqyrimin figurative te pasur e original, te poezisë shqiptare.

U bë i njohur me vellimet poetike

me vëllimin Shekulli im (1961),

vëllimet poetike, Përse mendohen këto male (1964),

Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin.

Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është

Tregime e novela Emblema e dikurshme (1977),

Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980).

Romani: Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964)

Tregon shpirtin liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin

"Dimri i madh"

"Kronikë në gur"

"Kush e solli Doruntinën"

"Kështjella" Kështjella (1975).

Në romanin Kronikë në gur (1970)

Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me

“Qyteti pa reklama”,

që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.

"Pallati i ëndrrave"

"Dosja H"

"Darka e gabuar"

Cmimet me te rendesishme:

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).

I nderuar në Francë me “Kryqin e Legjionit të Nderit”, në Spanjë me “Princi i Asturias për Letërsi”, ", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë.

në vitin 2005 me çmimin “The Booker Prize Man”, i dekoruar me Urdhrin shqiptar “Nderi i Kombit”. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi.

Ismail Kadare shkroi edhe vepren e njohur "Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s" 2013

Çmime Prix mondial Cino Del Duca

Çmimi Jeruzalem 2015

Çmimi Park Kyong-ni 2019

Ndërsa shkrimtari mëton edhe Nobelin në fushën e tij, vlerësimi më i fundit vjen përtej oqeanit. Ismail Kadare fitoi “Ҫmimin Ndёrkombёtar pёr Letёrsinё, Neustad”, pёr vitin 2020. Neustad njihet gjerёsisht si i dyti pёr nga prestigji, pas ҫmimit Nobel.

Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

E para, është unifikimi i gjuhës kombëtare dhe pasurimi i saj.

Ka shumë debate dhe rezerva për mënyrën se si është shkuar tek norma letrare e gjuhës shqipe

Në fillim Naim Frashëri dhe më pas Gjergj Fishta, provuan të shkruajnë secili në dialektin e tyre dhe megjithëse vlerësohen si eterit themelues të letërsisë sonë, ata mbetën brenda gegërishtes dhe toskërishtes.

Ismail Kadareja e ka mbyllur këtë debat me fuqinë e veprës së tij. Vetëm letërsia e madhe arrin te krijojë një autoritet mbi standartin e gjuhës

Pasurimi që i ka bërë ai gjuhës shqipe, unifikimi që ai i bën gegërishtes me toskërishten, qasja e kujdesshme që ai ka ndaj padrejtësive që ka norma letrare ndaj gegërishtes,e kanë bërë atë një rithemelues të gjuhës shqipe.

Shqipëria nuk ka asnjë shkrimtar më të pranuar se Ismail Kadareja në çdo cep te trevave shqiptare ku flitet shqip, çka është provë se ai është unifikuesi i gjuhës sonë kombëtare dhe konsensusi ynë kombëtar për normën letrare.

Kontributi i tij i dytë i madh është të qenit një gardian i orientimit perëndimor të Shqipërisë. Ai ishte i tillë gjatë komunizmit dhe mbeti i tillë pas tij.

Ai ka qenë e vetmja gjë perendimore në Shqipërinë e 45 viteve komunizëm, që mund ta prekje me dorë dhe mund ta lexoje.

Shoqëria shqiptare gjatë komunizmit kishte nënshtresat e saj kulturore, kishte njerëzit e ideologjizuar dhe lexuesit që kërkonin qoftë dhe një fije shprese tek letërsia për t’u ndjerë perëndimorë. Ismail Kadareja është lexuar dhe është përpirë pikërisht për të gërmuar shijen perëndimore të veprës së tij. Tek ai çdo lexues shqiptar shikonte antenat që sillnin sinjale nga Perëndimi në Shqipëri.

3- Duke bërë këtë, Ismail Kadareja ka vënë kandidaturën e popullit shqiptar në listën e popujve dhe gjuhëve të pavdekshme.

Një popull dhe një gjuhë vdes nëse nuk kanë letërsi të madhe. Ky rrezik për ne si popull i vogël, do të ishte edhe më i madh, sikur të mos kishim këto 85 vjet, Ismail Kadarenë.Një popull pa letërsi të madhe është një popull jo serioz dhe i asgjësueshëm. Vepra e Ismail Kadaresë i ka bërë shqiptarët popull elitar, duke ushqyer dhe kulturat e popujve të tjerë të mëdhenj, me një copë Shqipërie në çdo bibliotekë të çdo vendi të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat