Prezentojmë rapsodin popullorë, Hikmet Arifin nga Tetova

Kultura

Prezentojmë rapsodin popullorë, Hikmet Arifin nga Tetova

Nga: Ragip Guraziu Më: 7 mars 2022 Në ora: 09:23
Ragip Guraziu

Rapsodi Popullorë i musikës folklorike,dhe asaj popullore,Tetovari, Hikmet Arifi, me duart e tij dhe zërin pushkë,dhe me penën e tij të artë, i deshiruar në proz dhe poezi,bëri Histori në vendin e e tij,Tetovë. 

 Shumë këngë të kënduar,shumë të tjera të përpunuar,biles ku do jetë sado pak një Histori e tij në vete. SHi për këtë jo rastësisht, Shkrimytari,Poeti,intelektuali,nga Shqipëria,Hasan Korbi,ka botu dy libra për Rapsidin Arifi,libra të shponzoruar nga Mërgata shqiptare në Çikako të Amerikës. Por bi në sy këto dy libra me titull; Të jetosh këngën në Sharrë dhe e dyta monografi,siç e cekëm më lartë,botuar nga Hasan Korbi Shqipëri- për Rapsodin Hikmet Arifin. 

Arifin po e mundojnë edhe shumë e shumë punë tjera Historike për kombin Shqiptarë, që shumicën e ka thënë nëpërmes këngëve të tij.  

Arifin po e mundojnë edhe edhe statuesi i pa zgjedhur i kombit shqiptarë,dhe Veriu i Mitrovicës,pastaj për Çamet etnik të shqiptarëve në Greqi,që po kjo Evrop i ka nda në disa shtetet,në Krye me Rusin dhe Serbinë,që kamë vrejtur këto vitet e Fundit se Rusia po donë që nëpëemesë Serbisë me i futë hundët në Kosovë. 

Hikmet Arifi nuk e harronë takimin me Aktorin kombëtar shqiptarë,Qun Lajqin!?  

'' Nuk do e harrojë kurrë takimin me të madhin Aktor i gjithave kohrave , Qun Lajqin q erdhi në Tetovë dhe mi solli disa libra të tij'',shprehet Arifi. 

Rapsodi Popullorë,Hikmet Arifi,ka filluar edhe të mirret me proz e Poezi dhe ,edhe pse në moshën  afër të 60-tave,ai nuk do të ndalet nga këndimi,por do botoj edhe libra,që do thotë se nese preton  jetea. 

Po si e përshkruan veprat e tij rapsodit, shkrimtari nga Shqipëria,Hasan Korbi 

Hikmet Arifi... 

A e njihni këtë emër…?              

…E njeh kënga, e njeh çiftelia, e njeh Dita e Njeriut! Dita e Librit! 

Libër për ty Hikmet. Fletë të shkruara me zë, me muzikë, me vërtetësi. Kujtim për jetën tuaj. Jëtën e jetuar me këngë e muzikë të Sharrit, me bukuritë e tij. Jetën e jetuar jetim. Jetën e kaluar në emigrim që në fëmijërinë e herëshme. Jetën kaluar me fukarallëk e vuajtje. 

Çfarë është libri? Si do lexuar ai? Përse për ty ka vlerë? 

Libri është fletë jete, që harton një jetë në lëvizje. Dhe unë do mundem ta hartoj jetën tënde, në një buzë vuajtja e në tjetrën kënga. Ato ecën në një udhë. Në një udhë të hekurt. 

Çdo libër paraqet një përshkrim apo një dëshirim të botës, një rindërtim simbolik të saj. Ti e ndërtove jetën me këngë dhe me çifteli, me këngë dhe me libër, me këngë dhe me kurbet. 

Libri do lexuar duke kuptuar arsyen e tjetrit në shkrimin e tij. Kuptoje dhe ti Hikmet arsyen time. Zonën e përbashkët që ushqen kuptimin. Dhe zonën ndryshe, e cila edhe kur nuk i përgjigjet kushteve tona të mendimit, paraqet kushtet e mendimit të tjetrit. Kështu paralelizohemi. 

Si i tillë libri është informacion. 

Asnjë libër që arrin një unitet formë, nuk duhet përjashtuar. Sepse është një humbje informacioni. Humbja dhe anullimi i informacionit, censura, është një akumulim i së paparashikueshmes, nëpërmjet injorancës. Prandaj mendja do mbajtur e hapur. Duhet lexuar. Të gjitha versionet dhe ontologjitë duhen njohur. Format e shpirtit duhen kuptuar. Kur lexojmë duhet të ruajmë ftohtësinë. Vetëm kur lexojmë duke e vrojtuar leximin, arrijmë në zonën njohëse, që relativizon bindjet tona me ato të tjetrit. 

Libri nuk jeton pa njeriun. Libri është një sistem simbolik i heshtur pa njeriun. Njeriu e krijon dhe e animon librin. Dita e Librit është metaforë e asaj që në mënyrë direkte do të quhej, Dita e Njeriut! 

Njeriu ta shfletoj këtë libër e të mësojë mbi jetën njeri të Hikmet Arifit, të shijojë zërin e tij rapsod si dhe tingujt e zjarrtë të çiftelisë. Brenda keni një përkushtim dhe një natyrë të prekshme vizatuar me ngjyra të vërteta. Monumenti i gjallë Hikmet Arifi, i Pollogut 2, vjen i vijëzuar me këngën, më instrumentin, me zërin e tij vibrues. Ai këndon mrekullisht këngët folklorike të malësisë së Sharrit madhështor.  

Mali i Sharrit, lartësia e tij fizike dhe artistike, këtë Rapsod Kombëtar. Tani duhet ta njohë e gjithë shqiptaria. Ai është Hikmet Shukri Arifi, shqiptar me banim në Novosellë 2 Tetovë, Maqedoni. Kënga e tij fluturon fushave e maleve dhe ndalet në bjeshkët e bukura të Sharrit. Ndalet atje ku është historia, atje ku janë rrënjët e folklorit, atje ku mbin kënga, atje ku ndez tingujt çiftelia. Zë bilbil e mendje ndritur. Emri i tij shkruar me nota muzikore në lartësi të maleve, në zemër të tyre. 

Kënga e tij tingëllon bukur dhe butë kudo në lartësi dhe ngroh zemra të pafundme në Novosellë 2, Pollog, Iliridë, Kosovë, Shqipëri, Diasporë, kudo ku ka shqiptarë, kudo ku flitet shqip, kudo ku derdhet lot dhe këngë trimërie për martirët e luftës për flamurin, për gjuhën , për jetën, për dashurinë…  

Mesazhe pafund nga Diaspora për këtë burrë të përkushtuar të këngës dhe të çiftelisë. Sa kënaqësi e jetuar kur në mesenxherin tim arrijnë të vijnë mesazhe vlerësimi dhe urimi nga emigrantët në Diasporë. Më gufon kraharori…Pena më thotë, ngrihu dhe shkruaj. 

-Bravo diaspora, që vlerson këtë figurë të folklorit shqiptar, këtë zë bilbil që shtegton kudo. Ai është me ju, kudo jeni, me zërin dhe pendën e tij të dytelshit çifteli. Më vjen mirë që ju vlerësoni mendimin tim, për hedhjen në faqe libri, jetën dhe suksesin e rapsodit Hikmet Arifi në këngë dhe në instrument.Po duhet hedhës se është e merituar. 

Lindur, më 27 tetor të vitit 1963, 

Në Novosellë 2, prej shtatë vitesh jeton në Kallnik, zemra dhe mendja janë në fshatin e tij të lindjes, në Novosellë 2.  

Të gjitha këngëve popullore Hikmeti Arifi ua jep hakun…I bën ato të jehojnë në një fushë magnetike, si një eletron i ngarkuar pozitivisht me zërin e tij virtuoz, veshur me bukuritë folklorike të Pollogut të Iliridës. 

Hikmeti është lakuesi më i mirë i këngëve të folklorit. Ai ndjen kur këndon, vajton dhe qesh kur i bie çiftelisë. Jeton me fabulën e këngës. Ai është zëri i të gjithë shqiptarisë. Kënga e tij është këngë e zellshme dhe bujare. 

O rapsod, o djalë iri… 

Veç po shkon tu u përtri, 

Tuj këndu këngë me çifteli, 

Zëri yti vlen karat flori.  

Kështu shkruan populli për qelizën e tij të këngës popullore, për Hikmet Shukri Arifin e kudo dëgjuar. 

Novosellë 2 është fshati ku ka lindur dhe jeton Rapsodi Hikmet Arifi. Dritaret rrinë zgjuar natë dhe ditë duke ndjekur e shijuar meloditë e çiftelisë zemërmadhe dhe zërin e rapsodit popullor, djalit dhe burrit të lindur autokton në këtë fshat në zemër të Sharrit. Në një fshat të bukur malor të Pollogut, me mrekulli e bukuri natyrore jeton personazhi im i librit. Nuk mund ti përshkruash ato bukuri, pasi janë të jashtzakonëshme, mahnitëse. Çdo pjezës e bukurisë së fshatit ka gojë dhe përshkruan me detaje veten. Flasin të gjitha elementet natyrë. Eshtë bukur të jetosh aty. Ka diell, ka dëborë, male, fusha, lëndina, burime, rudina, liqene, lule, ujë të freskët, ka këngë, valle, muzikë, pyje, drunj të bukur e piktoresk, gur shekullorë, ka folklore, zakone e doke, ka gjithshka që të mrekullon. Ka njerëz të mrekullueshëm që jetojnë në harmoni të plotë, njerëz bujarë dhe mikpritës. Ka dhe shumë intimitet. Djem e vajza të bukura, nur të bukura, që e shkrijnë dashurinë dhe bukurinë e tyre përbrenda në natyrë. Novosella 2 është një pasuri e madhe e Iliridës në të gjitha fushat e jetës. E këto fusha janë të gjitha të prekura nga dora e njeriut, nga mendja e tij e ndritur, përqafuar me suksesin.  

Eshtë bukur në Novosellë. Shumë bukur! Mrekullohesh! Eshtë si për të shkuar për verim e të kënaqesh, pasi natyra ta jep një privilegj të tillë, të gostit me mrekullitë e faunës dhe të florës. Të bën të lumtur me këngët e bukura popullore, me artin e folklorit. Aty është Hikmeti me zërin e tij të mrekullueshëm që të fton të shkosh e të jetosh në Novosellë 2, në të bukurin vend të Pollogut, Iliridës së dashur dhe të shtrenjtë, të dëgjosh çiftelinë e të shikosh vallet, kurrë të mos ngrihesh nga ajo vatër. 

 Të bukura janë ditët në Iliridë. Ke me se t’i mbushësh ato. Veprimtaritë artistike gjithmonë funksionojnë. Merr çiftelinë në dorë dhe në lëndinë i bie telave të saj, si dhe këndon për qejfin tënd, këngët që ti do zemra.Të shfletosh bukuritë e natyrës se malit të Sharrit mrekullohesh, nuk ngopesh duke fotografuar pamje nga të gjitha anët e saj. Të gjitha bukuritë janë monumente historike. Unë si poet në bllokun tim shënova bukurinë e drurëve të lartë dhe të veçantë, përqafimin e tyre, gurët e lartë e të veshur me pëlhurën e myshqeve, gjelbërimin e barit, diellin që në perëndim të përqafonte me rrezet e ti, nata që vinte e errët dhe në pëlhurën e saj ndritshin yjet, uji i ujvarave, i pastër dhe i ftohtë akull, bagëtia që kulloste nën ritmin e zërave të çiftelive, lëndinat me lule të çelura, zërat e bukur të zogjve në korin e tyre, krojet e bukura ku vashat ndaleshin e pranonin propozimet e djemve, e çfar nuk pashë, rastësia në pranverë më bëri që të shikoj dëborën që mbuloi malin. Shumë bukur e shumë frymëzim për të krijuar. Një cikël poezish me titull “Më joshe Sharr” krijova ato ditë të qëndrimit tim. Do ta botoj… 

Ky pejsazh të mrekullon. Në rrjedhën e këtij uji shkumëbardhë dëgjon zërin e shumëkërkuar të rapsodit Hikmet Arifit, shtëpia e zërit të tij tani është në të gjithë botën, se kudo në botë ka shqiptarë.Tek ulesh këtu, të duket sikur je në një mrekulli natyre. Përzihen zhurmat, e ujit, e bilbilave, e çiftelisë dhe atmosfera mbushet me zërat e tyre. Zëri i Hikmetit ngjitet dhe përthithet nga fijezoret e përhapet kudo, se ka forcë magjike ky zë. Do fluturoj bashkë me zërin e do të marr ndjesitë e gjithë shqiptarëve që e kanë dëgjuar këtë zë dhe që e vlerësojnë atë. E kam dëgjuar edhe unë, e vlersoj edhe unë, ndaj po shkruaj librin për të, që ta përjetoj në historinë e këngës popullore. Ai është i merituar në të gjithë bashkësinë e rapsodëve shqiptarë. Diçka të veçantë ka ai në karakterin e tij, sinqeritetin dhe ndershmërinë. Në fluturimin hapsinor të këngës do të evidentoj të gjitha këngët që janë kënduar në trojet tona. Ato janë të shumta, por do ta ngjesh shkrimin, që ti fus të gjitha në faqet e librit tim. Mendoj se do pëlqehem e do të bëj jehonë me zërin e bukur të Hikmet Arifit. Me të do mburrem. 

Shumë këngë të kënduar,shumë të tjera të përpunuar,biles ku do jetë sado pak një Histori e tij në vete. SHi për këtë jo rastësisht, Shkrimytari,Poeti,intelektuali,nga Shqipëria,Hasan Korbi,ka botu dy libra për Rapsidin Arifi,libra të shponzoruar nga Mërgata shqiptare në Çikako të Amerikës. Por bi në sy këto dy libra me titull; Të jetosh këngën në Sharrë dhe e dyta monografi,siç e cekëm më lartë,botuar nga Hasan Korbi Shqipëri- për Rapsodin Hikmet Arifin. 

NE NUK KEMI MË ÇkA  THEMI VEQ TI THEMI RAPSODIT POPULLORE; TË LUMTË DHE  

F   A   L   E  M   I   N   D  E  R  I  T!!! 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat