Putini, një fëmijë i keq i Rusisë

Kultura

Putini, një fëmijë i keq i Rusisë

Nga: Atdhe Geci Më: 7 mars 2022 Në ora: 13:24
Atdhe Geci

Toka është zgjuar nga dielli dhe gjelbërimi

por, një frikacak i lirisë me raketat pa pilot

lirisë do t´i vëj pranga dhe ta shpërbëjë, ai

fëmijë i keq i Rusisë, fqinjët i ka mëri dhe

i urren me urrejtjen më të përtejme. Putini,

plotë duart i ka me gjak nënëash dhe me

gjak fëmijësh të posalindur, kufomat e tij

as emrin s´ia dinë. Duart e tij sot vrasin në

masë, vrasin fëmijë duke shkuar në shkollë

dhe nëna duke shkuar në punë dhe shitore!...

Putini një fëmijë i dashurisë së Rusisë, tani

është vrasësi më i tmerrshëm pas Hitlerit,

vrasësi që vret Ukrainën dhe tokën e bukës

së saj. Ai fëmijë i keq rus, vret Ukrainën,

pse s´pranon nënshtrimin dhe pushtimin!...

Putini, i sëmuri i gjithë Rusisë, s´ka miq,

ai tani jeton vetëm me raketat dhe bombat,

me ëndrrën, sa më shumë burgje e vuajtje.

Ay fëmijë monstrum i dashurisë ruse, nuk

e kap dot lavdinë e mbretërve të zi, dhe as

lavdinë e preferuar të mbretërve të bardhë.

Vdekja e këtij fëmiu të keq të Rusisë, nuk

ikën nga kjo botë pa vrarë e pa u vetvrarë,

zëri im në këtë poezi është vetëm një poet!...

 

Atdhe Geci - Dortmund, 07.03. 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat