Hyrja e nxënësit në klasë të parë dhe bashkëpunimi familje shkollë

Kultura

Hyrja e nxënësit në klasë të parë dhe bashkëpunimi familje shkollë

Nga: Ramiz Spahiu Më: 18 prill 2022 Në ora: 16:57
Ramiz Spahiu

Nder momentet me te rëndësishme në jetën e fëmijës është hyrja në klasë te parë. Hapi i parë drejt shkollës përcillet nga një varg vështirësish te cilat krahas fëmijës e preokupojnë shumë edhe prindin. Qëndrimi prej disa orësh dhe puna ne shkollë për fëmijën e ndarë nga loja e rendi shtëpiak apo institucionet parashkollore, kërkon përpjekje te vazhdueshme. Për te qenë i suksesshëm fillimi, nevojitet një përgatitje sistematike e fëmijës në shtëpi. Kështu fëmija me lehtë dhe me suksesshëm do ti përballoj vështirësitë e para.

Ne vendet e zhvilluara i kushtohet kujdes mbrojtjes se fëmijës nga mossuksesi, veçanërisht ne ditët e para shkollore. Sepse mossuksesi ne klasë te parë le gjurmë te thella e te pashlyera ne personalitetin e fëmijës. Andaj një nga masat mbrojtëse nga ky mossukses është kontrollimi i pjekurisë se fëmijës para fillimit te shkollimit. Dhe fëmija duhet ta filloj klasën e parë atëherë kur ta ketë arritur një shkalle përkatëse te pjekurisë se gjithanshme, pavarësisht a do ti ketë mbushur gjashtë apo shtatë vite. Pjekuria e fëmijës për nisje ne shkolle përfshin: pjekurinë fizike, psikike dhe sociale.

Pjekuria fizike – nënkupton gjatësinë dhe peshën e nevojshme te paraparë për fëmijët e asaj moshe, si dhe një gjendje shëndetësore qe fëmija te jetë i aftë për ta përballuar barrën e çantës përgjatë rrugës shtëpi – shkolle dhe anasjelltas. Rruga është një ngarkesë, përballimi i te cilës duhet te kihet parasysh. Për fëmijët e qytetit është e mbushur me rreziqe nga trafiku, ndërsa për fëmijët e fshatit zakonisht është me e gjate dhe me e vështirë. Dhe, në te dy rastet ajo paraqet ngarkesë për fëmijët, por edhe një brengë për prindër e cila kërkon angazhim te vazhdueshëm. Edhe pse fëmijët tani fatmirësisht përcillen apo edhe barten (transportohen) nga prindërit, familjaret dhe nga kompanitë e autorizuara prej tyre apo prej DKA-s. Megjithatë, rruga si e tillë prapëseprapë paraqet ngarkesë fizike dhe psiko – emocionale për fëmijët.

Edhe shëndeti i shqisave, veçanërisht te pamurit dhe të dëgjuarit është faktor i rëndësishëm qe gjithsesi duhet përfillur. Për caktimin e shkallës se pjekurisë trupore ekzistojnë disa norma standarde, por duhet pasur parasysh se ato është mirë te krelojnë edhe me zhvillimin psiko – social te fëmijës.

Pjekuria psikike – e fëmijës për te vijuar shkollën dëshmohet nga pasuria e fjalorit, logjika e te shprehurit, gjindshmëria ne situata praktike, zhvillimi i inteligjencës etj. Këto elemente zakonisht testohen dhe rezultatet evidentohen ne dosjet e nxënësve.

Duke pasur parasysh rendësin jashtëzakonisht te madhe te jetës emocionale ne shëndetin shpirtëror te fëmijës, atëherë me rastin e regjistrimit në klasë te parë, duhet kontrolluar gjithsesi, gatishmërinë emocionale te fëmijës për shkollë dhe edukimin emocional te fëmijës ne tërësi.

Fëmija tregon pjekuri sociale për nisje në shkollë, atëherë kur adaptohet lehtë dhe është i shoqërueshëm e komunikues me moshataret e rrethin e ri. Pjekuria sociale e fëmijës është e lidhur ngushtë me zhvillimin psikik te tij, e veçanërisht me pjekurin intelektuale dhe emocionale. Ekzistojnë shkallë te standardizuara për matjen e pjekurisë sociale te fëmijës, por eksperti me përvojë, qoftë edhe nga një bisedë e shkurtër me fëmijën arrin një pasqyrë mbi pjekurinë e tij për nisje ne shkolle.

Gjate praktikes sonë shkollore, testimin e pjekurisë se fëmijëve për nisje ne shkollë zakonisht e bën pedagogu, psikologu, mjeku, sociologu, por edhe mësuesi dhe i evidentojnë ato rezultate ne dosjet e nxënësve. Në rrjedhë te këtij testimi duhet me qenë edhe prindi i cili gjithsesi duhet te jete ne dijeni për këto rezultate. Madje prindi këtu e jep edhe ndihmesën e vet më se të domosdoshme, duke ofruar te dhëna te rëndësishme për gjendjen shëndetësore, psiko - sociale dhe emocionale të fëmijës se tij. Prandaj qysh nga dita e pare e regjistrimit te fëmijës ne shkollë nis e zë fill edhe bashkëpunimi i prindit me mësuesin si kusht i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për ecjen e përbashkët drejt suksesit.

Puna me prindër është pjesë përbërëse e programit te punës se shkollës dhe te gjitha shërbimeve te saj. Shkolla kurrsesi nuk mund ta realizoi programin dhe detyrat edukative e arsimore qe shtrohen para saj pa ndihmën aktive, pa përkrahjen e bashkëpunimin e çiltër dhe te sinqertë te familjes.

Puna edukative dhe arsimore me klasë te parë ka veçoritë e veta specifike, prandaj edhe kontakti e bashkëpunimi i prindit me mësuesin duhet te jetë i rregullt dhe intensiv. Duhet te gjej vend ne te gjitha llojet e mbledhjeve te prindërve si dhe ne te gjitha format tjera te komunikimit, duke mos përjashtuar edhe vizitën e mësuesit ne familjet e nxënësve. Duke njohur kushtet materiale, kulturore, arsimore e sociale ne te cilat fëmija jeton, mësuesi ka për ta njohur me mirë dhe me gjithanshëm zhvillimin e personalitetit te nxënësit. Dhe, vetëm atëherë nxënësi mund te trajtohet si duhet e rezultatet nuk do te mungojnë. Me ketë rast me kujtohet një shembull nga përvoja, kur një nxënës nuk tregoi rezultate te mira ne fillim te klasës se parë, bile edhe e braktisi shkollën për ca kohë, përderisa u vu ne binare te duhur bashkëpunimi i mësuesit me prindin. Dhe, vetëm fale këtij bashkëpunimi, fëmija ju kthye shkollës duke u bere nxënës shembullor, me i miri ne klasë gjatë terë shkollimit fillor.

Duke e konsideruar fëmijën shtyllë te shoqërisë se ardhshme, pedagogjia shqiptare para familjes e shkollës shtron detyra te mëdha. Atyre mund t’ju dilet përball vetëm kur ekziston një bashkëpunim i ngushtë, i çiltër e harmonik ndërmjet familjes, shkollës e faktorëve tjerë edukativ.

Historia bashkëkohore e shkollës shqipe në Kosovë tregon se prindërit tanë, ne bashkëpunim me mësuesit zgjidhen edhe çështjen jetike te mbijetesës se shkollës. Kur okupatori i mbylli shkollat tona, prindërit tanë i bën shtëpitë shkolla. Kur okupatori i dogji shkollat dhe shtëpitë tona, mësuesit dhe prindërit tanë i bën shkollat edhe nëpër male. Kujto me ketë rast shkollat e llastikut ne kohën e luftës. Prandaj, duhet çelikosur bashkëpunimi i familjes me shkollën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat