​Chopin Piano Fest Prishtina 2022 fillon më 9 maj

Kultura

​Chopin Piano Fest Prishtina 2022 fillon më 9 maj

Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:28
​Chopin Piano Fest Prishtina 2022

Chopin Piano FEST Prishtina 2022 e nis rrugëtimin e sivjetmë më 9 maj 2022, me dy deri në tre netë ngjarjesh gjatë çdo jave të muajit deri në koncertin përmbyllës, më 8 qershor 2022. Festivali do të ofrojë koncerte, masterklasë me studentë, konkursin tradicional të Çmimit Special si dhe konkursin kompozicional 'Për nder të Chopin-it'.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se edicioni i sivjetshëm do të sjellë muzikantë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Franca, Austria, Gjermania, Italia, Hungaria, Holanda, Sllovenia dhe Spanja.

Festivali do të mbledhë pianistë të shquar vendas dhe ndërkombëtar, që interpretojnë jo vetëm veprat e Chopin-it, por edhe kompozitorë të tjerë të njohur, klasikë dhe bashkëkohorë.

Të ftuarit do të prezantohen me kompozime për solo piano dhe ansamble muzikore për piano (trio, duo, sekstet). Niveli i lartë artistik i programit është përgatitur nga drejtoresha artistike e estivalit Lejla Haxhiu-Pula dhe do të ofrojë përjetime të reja të interpretimit të repertorit kryesor të muzikës për piano siç u veprua edhe në edicionet e fundit, ku performuan pianistë të mëdhenj botëror.

Qëllimi i Chopin Piano FEST nuk është vetëm të ofroj emra të rinj, por edhe të sjell muzikantët më të mirë në Kosovë, të krijojë miqësi dhe rrjete bashkëpunimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat