Reagim për lokacionin e teatrit të operës dhe baletit në Prishtinë

Kultura

Reagim për lokacionin e teatrit të operës dhe baletit në Prishtinë

Nga: Sali Spahiu Më: 15 maj 2022 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Më 28 prill 2022 Kuvendi komunal I Prishtinës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së kulturës,rinisë dhe sportit ka pruar vendim që në parkingun mbrapa Pallatit të rinisë dhe sporteve të ndërtohet objekti iTEATRIT TË OPERËS DHE BALETIT për të cilin flitet e shkruhet që nga viti 2006 (pra, tash e 16-vite)

Vendimi I Kuuvendit komunal është I GABUAR. Pse?

Sepse ky TEATËR parashifet në një Kompleks të dedikuar për sport dhe rekreacion, I cili në konkursin ish-jugosllav e ka fituar vendin e parë. Pra, këtu përveq objekteve të ndërtura gjër tani, është projektuar edhe PISHINA E MBYLLUR OLIMPIKE, pishinat e hapura, TERENET për disa sporte dhe URA lidhëse për këmbësor, që e ldhë lagjën “Arbëria”. Kompleksi si në aspektin urbanistik ashtu edhe në ate arkitektonik bashkë me STADIUMIN e qytetit është I rumbullaksuar shum logjikisht. Çdo ndërhyrje në kët zgjidhje jo vetëm që e prishë tërë kompleksin, por edhe e cenon rëndë të DREJTËN e autorit dhe bjen ndesh me ligji që e mbron kët të drejtë. Besoj se kët duhet ta dij çdo kush . Tek e fundit çdo shtet e ka një kompleks sportiv ku mund të zhvillohen gara të ndryshme sportive. Më kët ide është projektuar-ndërtuar ky kompleks. Pse na mos ta kemi një kompleks të tillë kur edhe shum pak duhet që të realizohet në tëresi. Jamë ii bindur se kjo është rruga e duhur e jo ndërtimi I ndonji objekti tjetër. Sipas bindjes time dhe përvojes profesionale, zgjidhja me konkurs anonim duhet respektuar pa asnji ndryshim. (punimet në kët kompleks nuk janë realizuar në tërësi)

Për realizimin e tij 5- vite qytetaret kanë dhenë vetëkontribut. Kët fakt nuk duhet harruar. Për PISHINËN e mbyllur,por besoj edhe objektët tjera ekzistojnë projektët,pra ato duhet realizuar.

Në kët KOMPLEKS sportiv, shteti I Kosovës ,( ashtu qysh është projektuar,aprovuar dhe ndërtuar qysh në vitet e 1970 –ta) mundë të organizoj gara sportive me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Këtij kompleksi I mungojne pishinat dhe terenet sportive. Edhe ky fakt duhet respektuar para çdo vendimi tjetër.

Siç po shifet ky TEATËR NUK E KA VENDIN ATY. Plotësishtë pajtohem që ai duhet të jetë në qendër, por jo mbrapa një objekti me përmasa e vollumen si Pallati I rinisë dhe sportit nga I cili as nuk shifet dhe as nuk përjetohet. Ky objekt I rëndësisë nacionale dhe shum reprezentativ kërkon shum analiza të hollësishme, duke filuar nga përmbajtja funkcionale , lokacioni, konkursi për projektim, ,përzgjedhja e tij, ndërtimi etj. etj…Konkursi, nese është ndërkobëtar ai duhet në tërësi ti nënshtrohet rregullave të UIA ( unionit ndërkobëtar të arkitektëve) e jo si ka ndodhur gjër tani. Për kët objekt me 14 shkurt 2021 në KOHA DITORE kam shkruar me shum argumente e shembuj konkret,por mjerisht askusht nuk është përgjigjur- as pozitivisht, por as negativisht.

Për kët çështje I jamë drejtuar dhe kam kërkuar takim të ish ministrja e kulturës, të ish kryetari I Pristinës,e në ndërkohë I kam shkruar edhe Ministrit .z Hajrulla CEKU,Kryetarit të Prishtinës z. Perparim RAMA dhe Drejtorit për urbanizëm z. Arbër SADIKI. Përgjigje kam marr vetëm nga z. Arbër SADIKI.

Ky objekt është shum I rëndësishëm e kapital për vendin tonë. Ai nuk ndërtohet vetëm për ne, por edhe për shum e shum gjenerata pas nesh,prandaj, kët nuk guxojmë eventualisht ta lidhim me ndonji mandat zgjedhor, por duhet ta trajtojme me profesionalizëm e përgjegjësi të lartë. Si ne shum raste tjera kam përshtypjen se edhe ketu mungojnë shum analiza paraprake e te hollësishme,të cilat patjetër duhet ti bëjnë profesionistët.Ata duhet të vlersohen më teper nga shoqëria, por edhe të marrin përgjegjësi. Mendoj se sot Kosova ka ekspert te fushave te ndryshme, por tepër pak ndihet zëri i tyre .Kjo po na kushton dhe do të na kushtoj shum shtrejtë. Me parat tona nuk duhet të mirren aso vendime që I kushtojnë të gjithëve.Kështu nuk duhet të veprohet në një shoqëri ku për çdo dite flitet për vlera demokratike. Kjo nuk është në frymën e progresit shoqëror.

Për objektin në fjalëpara disa viteve janë shpallë shumë konkurse , të cilat nuk kanë qenë sipas rregullave të UIA-së. Ato kanë dështuar. Lokacinioni I parë te Fakulteti teknik, për kët objekt (nese më kujtohet mirë ka qenë për nevoja të Universitetit). Lokacini I dytë është për kompleksin sportiv. Pra, që të dy lokacinet nuk janë adekute për kët objekt.

Në vitin 2013 është vendos guri themeltar,(në lokacionin e parë) sipas një projekti I cili sigurisht me arsye është ndërpre.

Janë shpenzuar ( sipas mjeteve të informimit publik)1- milion euro nga parat tona. Këto janë dështime serioze.

Për të gjitha këto kam shkruar gjërësisht- pasi kët e konsideroj obligim moral dhe profesional.

Kam dhënë propozime me arsyetime konkrete për lokacione të reja. Kët shkrim iu kam drejtuar organeve dhe institucioneve kompetente, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Nuk e dij pse?

Lokacionet në qendër natyrisht kushtojnë, por ky objekt është shum UNIKAT dhe patjetër duhet të ndërtohet në qendër te qytetit e jo në një hapësirë të definuar urbanistikisht edhe në aspektin funkcional, që rastësisht tani - është parking. Kjo nuk bën të lejohet.

Objekti iTEATRIT TË OPERËS DHE BALETIT nuk ndërtohet pa debate të hollësishme , publike e profesionale.Ky është objekt reprezentativ për shtetin. Ai duhet të jetoj gjatë dhe të shërbej për shum gjenerata. Mendoj se kështu duhet vepruar. Gabimet e gjërtanishme nuk guxojmë ti përsërisim. Ju lutem dhe ju ftoj - të hiçni dorë nga ky VENDIM dhe ky lokacion I mësheftë për kët objekt publik.Jam I bindur se argumentet e mia janë të pakontestueshme. Ky objekt është:

“SUI GENERIS”dhe inkomapatibil në kët hapësirë, prandaj NUK DUHET TË NDËRTOHET ATY.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat