​Zarfi me poezi të poetit Visar Zhiti në Prishtinë

Kultura

​Zarfi me poezi të poetit Visar Zhiti në Prishtinë

Nga: Skender Karaçica Më: 16 maj 2022 Në ora: 18:57
Skender Karaçica

Regjimi serb i Slobodan Millosheviq përmes projektit shfarosës deri në substancën kombëtare dhe në shkallë të gjenocidit,në vitet e `90 i pati mbyllur mjetëne informimit dhe fjalën e lajmit shqip në Kosovë,që,shqiptarët të mbesin në terrin informativ.Regjimi serb me yryshet antishqiptare kishte për qëllim,që,lajmin shqip të varrosë në errësirën pushtuese dhe,siç thoshte një gazetar  anglez(...),një popull i pa informuar mund të vdesë shpejt...!

 

Në këtë kohë të errësirës së lajmit shqip,në Prishtinë një grup intelektualësh kishin vendosur që të botojnë Revistën e pavarur të kohës ,,Fjala e Jonë,,që botohej dy herë në muaj.Në redaksinë e kësaj revisteje informative në gjuhën shqipe që,regjimi serb i kishte vënë vijat antishqiptare të ndalimit,të denigrimit,të përbuzjes  dhe të fyerjes në rrafshin kombëtar,mora detyrën e redaktorit në faqet e kulturës.

 

Revista e përdyjavshme ,,Fjala Jonë,,në Prishtinë nisi të dërgojë lajmin dhe të botojë tema të nduarnduarta politike të kohës së pushtimit serb si dhe ato të rrafsheve ekonomike,historike,gjuhësore,letrare dhe sportive...Në faqet e revsitës botoheshin temat aktuale të autorëve nga bota shkencore:dr.Hakif Bajrami,dr.Muhamet Pirraku,

Akad.Esad Stavileci,Mahmut Bakalli,Mr.Ukshin Hoti,

dr.Ibrahim Gashi dhe shumë të tjerë.

 

Një ditë në tovolinën time si redaktor i kulturës,më vjen një zarfë dorë më dorë,që kishte kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar me gjemba dhe,posa e hapa aty ishin një tufë me poezi të poetit Visa Zhiti.Zamra mu bë mal dhe mezi prisja që ti botoja në këndin e peotëve të poezisë së sotme bashkëkohore.Për poetin Visar Zhiti kisha lexuar dhe isha në dijeni për kalvarin e jetës së poetit përmes orës kujdestare  të regjimit komunist dhe të jetës së tij brenda grillave të burgut politik në Shqipëri.

 

Posa i lexova tufëm me poezi,që kishin ardhur dorë më dorë dhe duke kaluar vargmalet shqiptare,në Prishtinë porosia poetike e poetit Visar Zhiti,erdhi me shpirtin e tij ashtu siç dijnë me e dashtë atdheun dhe kombin e vet poetët përmes artit poetik.Poetët e kanë thënë më të drejtë në kritikën letrare të përbotshme,janë ligjvënësit më të mirë të kohës...!Këtu,në rrafshin letrar poeti Visar Zhiti ishte më shumë se një klithmë para botës shqiptare dhe në trajtat në kërkim të lirsë së njeriut për bindjen  e tij të lirë në udhët e jetës...!

 

Posa doli nga shtypi Revista,,Fjala Jonë,në rubrikën e kulturës poeti Visar Zhiti në kohën më të rëndë sheksperiane të jeshë apo mos të jeshë,përmes artit të poezisë nisi mesazhin për shqiptrët dhe Kosovën se nuk ka kush që ua zë diellin e lirisë...!

 

Me poetin Visar Zhiti dhe zarfi me një tufë të poezive që erdhën nga Shqipëria në Prishtinë,ishte ditë gëzimi dhe përjetimi me trajtat poetike të artit të poezisë që di të krijojë drejtpeshimin e shpirtit kombëtar të shqiptarëve para orës së rëndë të historisë së Kosovës!

 

Zarfi me peozi të poetit Visar Zhiti,hyri me poetikën e tij në Kosovë dhe mbeti hise e tokës shqiptare me poezinë e tij që nis mesazhe për popullin e vet.Poetët janë metaforat e pavdekshme të kombit!

 

Çikago,16 maj 2022

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat