Baleti i Kosovës shkëlqen edhe mes kushteve të rënda

Kultura

Baleti i Kosovës shkëlqen edhe mes kushteve të rënda

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 06:57
Baleti i Kosovës

Shfaqja “Concerto Con Brio & Untitled”, është e ndarë në dy pjesë, nga koreografi nga Yannick Boquin dhe Siner Gonenc. Pjesa e parë e baletit, është një vepër të cilën koreografi Boquin e ka vënë në skena të ndryshme botërore, kurse pjesa “Untitled” është krijuar nga koreografja Siner Gonenc përgjatë qëndrimit të saj një mujor në Prishtinë.

Të dyja pjesët janë të stilit klasik dhe audienca e ka mundësinë që nën tingujt e D.Shostakovich dhe Ë.A.Mozart dhe lëvizjet e balerinëve, të shohë një përformancë të jashtëzakonshme.

Luljeta Ademi, balerinë në këtë shfaqje, shprehet e kënaqur me punën e bërë. Ajo tregon thotë se kushtet  e punës janë të vështira, por vullneti është i madh.

Shfaqja e baletit ”Concerto Con Brio & Untitled” është një shfaqje klasike e pastër që ndahet në dy pjesë. Për të realizuar këtë shfaqje ka qenë e vështire në fillim, derisa jemi adaptuar me koreografin i  cili kërkon një teknikë shumë të vështirë”, thotë Ademi për RTKlive.

Ajo thotë se derisa pjesën  “Untitled”,  koreografi e ka realizuar për herë të parë për Baletin Kombëtar të Kosovës, pjesa e dytë ka qenë pak më e lehtë për t'u realizuar.

“Normalisht e kemi sjellë në mënyrë te mrekullueshme. Publiku ka mundësi t'i shohë të dy pjesët, e që  janë shumë të bukura dhe të veçanta”, thotë balerina Ademi.

Ajo nuk harron  ta përmend edhe një problem tjetër me të cilin përballen  çdo ditë,  gjatë provave dhe  shfaqjeve.
“Punojmë në kushte shumë të vështira  kudo në sallë dhe gardërobë, kundërmon era e  kanalizimit dhe kjo normalisht na vështirëson shumë punën”.

Ajo thotë se në këtë situatë, kolegët e saj janë heronj të punës dhe sakrificës, pasi  çdo ditë në ushtrime dhe prova, hasin  në ambiente që janë të papërshtatshme për punë.

“E rrezikojmë  edhe shëndetin tonë, duke punuar në ato kushte”.

Sidoqoftë, shfaqja ka qenë shumë e suksesshme dhe mori duartrokitje të gjata nga publiku. Muzika  e W.A.Mozart dhe D.Shostakovich, gërshetohen për mrekulli me lëvizjet e balerinëve të BKK-së.

Kostumet për këtë shfaqje i kanë punuar mrekullueshëm  Vesa Kraja dhe Shemsi Avdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat