Promovohet libri “Rugovën, si e kam njohur” nga Gani Mehmetaj

Kultura

Promovohet libri “Rugovën, si e kam njohur” nga Gani Mehmetaj

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

“Ibrahim Rugova nuk ishte figurë rastësore. Nuk ishte as meteor, që ndriçon me farfuri e shuhet në heshtje. Personaliteti i tij u krijua në një kohë të gjatë.

Student i Prishtinës, specializant i Parisit, shkolla franceze e shquante me risitë e qasjes letrare, me frymën perëndimore, e kundërta e shkollës jugosllave që ishte një përzierje mes zhdanovizmit sovjetik dhe diktaturës së socializmit “vetëqeverisës”- socializëm tinëzar që të shtypte në heshtje.    

Ishte i pazakontë interesimi i Rugovës për Pjetër Bogdanin, kolosin e letërsisë shqipe dhe prijës i kryengritjes më të madhe shqiptare kundër Perandorisë Osmane, pas Gjergj Kastriotit”, shkruan Gani Mehmetaj në fillim të librit- portret për këtë burrë shteti me parathënie të Henri Çilit, drejtor i shtëpisë botuese UETPRESS . 

Promovimi i librit do ta bëhet në orën 17.00 në Panairin e Librit, kurse do të flasin Henri Çili dhe kryeredaktorja e botimeve, Suela Mino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat