E kujtojmë Mr. Ukshin Hoti, me rastin e ditëlindjes

Kultura

E kujtojmë Mr. Ukshin Hoti, me rastin e ditëlindjes

Nga: Zymer Mehani Më: 17 qershor 2022 Në ora: 08:35
Zymer Mehani

Sot, më 17 qershor është ditëlindja e të madhit Mr. Ukshin Hoti
Ky atdhetar u lind më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të komunës së Prizrenit.

Ku është Kolosi?...

Në agun e parë
Pusi ujqish
Bënë mynxyrën
Kryen detyrën

E unë një gur
Zemrës ia vura
Se hasmi
Hakmarrje gatiti
Në vëllain tim

Po vallë
As më thuani
Si do të durojmë
A e kafshoi gjarpri
Përdhe a e struku
Vallë q'i bënë trimit
Hijena dhe ujku

Dita ishte e zezë
Me këta të pabesë
Bajonetat
U ndriçojnë
Zgërdhishëm
Sa të pështirë janë
T'lemerishëm

Por vëllai ynë
Ishte më i fuqishëm
E mua përmbi sy
Mjegulla më ra
Për profesor Ukshinin-
Tonin vëlla

Në zemrën time
Prore kam vuajtje
Për fatin tënd
Profesor
Po presim me druajtje

E për një çast
Një mendim më shkrepi
Një mendim hyjnor;
-Jo, nuk mposhtet
As thyhet
Yni Profesor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat