Ramë Lahaj me festival në Prishtinë, ja kur do të mbahet

Kultura

Ramë Lahaj me festival në Prishtinë, ja kur do të mbahet

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Solisti me famë botërore, Ramë Lahaj, ka njoftuar se festivali “RLIOF” do të mbahet në Prishtinë nga 21 deri më 31 korrik.

Përmes një postimi në Facebook, Lahaj bëri me dije se kjo periudhë u zgjodh pasi edhe mërgata është këtu.

Tenori ndër të tjera tha se në këtë festival do të performojnë artistë të dalluar shqiptarë, të shoqëruar nga yjet më të mirë të skenës ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.

Postimi I plotë:

Të dashtun miq e adhurues të artit muzikor, me kënaqesi të madhe ju njoftoj që këtë vit festivali RLIOF vjen me edicionin e tij të dytë me shumë befasi, duke filluar nga muzika e bukur shqipe, për të vazhduar me atë që ne konsiderojmë shumë të rëndësishme për edukimin mbi këndimin e brezave të rinj e në karrierë. Toka jonë ka shumë talent ndaj edhe i kemi dhënë hapsirë të veçantë Workshop-eve ( Punëtorive).

Festivali në mbrëmjet e tij do ketë artistët më të dalluar shqiptar, të cilët do të shoqërohen nga yjet më të mirë të skenes ndërkombëtare.

Qëllimisht kemi zgjedhur periudhën 21-31 Korrik 2022, atëherë kur e gjitë mërgata është në mesin tonë, sepse ne pa ata jemi gjysmak. Për më shumë informata ju lutem rrini në kontakt me faqet zyrtare të festivalit, të cilat do të ju informojnë në kohë për të gjitha risitë dhe befasitë që së shpejti do të i shijojmë të gjithë së bashku.

Përqafime, e mirë mbetëshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat