​Festivali që bashkoi fëmijët e të gjitha komuniteteve në Kosovë

Kultura

​Festivali që bashkoi fëmijët e të gjitha komuniteteve në Kosovë

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Është mbajtur për herë të katërt festivali mulitkulturore me moton “Të festojmë së bashku”, ku gjatë dy ditëve janë promovuar kulturat, traditat dhe identitetet e komuniteteve të ndryshme etnike që jetojnë në Kosovë.

Festivali nisi dje në parkun e qytetit të Prishtinës, për të vazhduar edhe sotku qytetarët kishin mundësinë të njoftoheni me njerëz të komuniteteve që veprojnë në fusha të ndryshme të jetës, por edhe me kuzhinën dhe bizneset e komuniteteve. Gjithashtu, të pranishmit u njoftuan edhe kauzën e barazisë. Kurse, fëmijët kishin mundësi që përmes artit të shoqërohen, të shohin njëri-tjetrin përplotë me ngjyra dhe të kuptojnë se të gjitha ngjyrat janë të bukura.

Organizatorja e këtij festivali, Vesa Batalli, ka treguar për KosovaPress, se ka pasur një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve në këtë festival, jo vetëm prej komuniteteve pakicë, por edhe qytetarë të tjerë.

Batalli: Festivali deri sot ka shkuar shumë mirë

Ne kemi filluar festivalin duke promovuar kulturën, veshjen, traditat, bizneset e grave, kemi pasur një këndë për fëmijët muzikë edhe artistë të ndryshëm. Festivali deri sot ka shkuar shumë mirë... Kemi ftuar fëmijë nga shkollat e ndryshe në mënyrë të organizuar, kanë ardhur diku rreth 300 fëmijë pastaj normal parku i qytetit në vazhdimësi vizitohet prej qytetarëve të ndryshëm, të cilat kanë ardhur, mund të them që gjatë dy ditëve kemi pasur diku mbi 1 mijë perona të cilët e kanë vizituar festivalin”, ka thënë Batalli.

Batalli tregoi disa prej aktiviteteve që janë mbajtur në këtë festival, ku ka pasur edhe promovim të artistëve të rinj.

Batalli: Kemi pasur edhe promovimin e artisteve të rinj

Gjatë ditës ne kemi pasur këndin aty lart ku kemi pasur promovimin e ushqimeve tradicionale të komuniteteve rom, ashkali, egjiptian, turke, boshnjake, serbe, dhe shqiptarë. Kanë qenë gratë e këtyre komunitete të cilat kanë përgatitur ushqim pastaj kemi pasur promovimin e bizneseve të shumta kryesisht artizanatit. Kemi pasur edhe promovimin e artisteve të rinjë, duke filluar prej pianistëve, klarinetistë etj ”, theksojë ajo.

Ajo theksojë së qëllimi kryesor i festivalit ka qenë për t’i bashkuar komunitete shumica me ata pakicë.

Batalli: Komunitetet shumicë u njoftuan me traditën e pakicave

Qëllimi jonë është së sa më shumë t’i mësojë komunitetet shumicë për traditat, kulturën dhe vlerat e komuniteteve pakicë, me të cilat ne jetojmë. Qëllimi ka qenë me u socializëm fëmijët, prindërit kështu po besojë që sot përveç të tjera aktivitete që organizojmë gjatë vitit, ky ka qenë një prej eventeve më të mëdha të cilat mendojë që ia kemi arritur qëllimin për t’i bërë bashkë të gjitha komunitetet”, ka shtuar ajo.

Në festival ishin të pranishëm një numër i madh i qytetarëve. Ndërsa dy fëmijë, Milaim dhe Gani Hasani, treguan se po kalojnë shumë mirë me lojëra të ndryshme.

Hasani: Kemi luajtur lojëra të ndryshme

Kemi vizatuar, kemi ngjyrosure, kemi luajtur ping pong dhe kemi shkuar të lojërat...Po shumë më ka pëlqyer, kemi luajtur lojëra të ndryshme”, kanë thënë ata.

Festivali ka zgjatur dy ditë, ndërsa është organizuar në Parkun e Qytetit, Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat