78-vjetori i Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë : “Mos harro Çamërinë”

Kultura

78-vjetori i Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë : “Mos harro Çamërinë”

Nga: Beqir SINA – Tiranë Më: 23 qershor 2022 Në ora: 19:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të Javës Çame, dje në ditën e dytë të saj u shfaq filmi dokumentar “Qëndrestar në përndjekje” nji film ky mbi biografinë e shkrimtarit disident me origjinë nga Çamëria, Bilal Xhaferri.

Shfaqja e ketij filmi dokumentar me metrazh te shkurter u mbajt në nje nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar ne kryeqytetin e Shqiperise - Tirane, te marten me 21 Qershor.

Filmi dokumentar “Qëndrestar në përndjekje” është mundësuar nga nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” keshtu te pakten tha moderatori i kësaj veprimtarie zoti Alket Veliu, duke shtuar se ky film është realizuar sipas idesë së historianit Uran Butka, drejtues i Institutit të studimeve “Lumo Skëndo”, me skenar të Prof. Dr Bashkim Kuçukut, dhe me regji të Admirina Peçit.

Activist të cështjes came, familjar të mbijetuar të gjenocidit të Çamërisë, personalitet të dalluara te jetes poliitike, shoqerore dhe kulturore e artistike te kryeqytetit, ndoqen filimin dokumentar, përfshirë edhe pjesëmarjen e artistes së popullit, Nderi Kombit, Margarita Xhepa, Kryetarin e PDIU zotin Shpetim Idrizi (Deputet), Simon Mirakaj, Avokat Artan Murizi, Nebil Cika,Ing.Tofik Jegeni, Kryetar i Këshillit të të Urtëve në Bashkësinë dibrane dhe Dr. Saimir Shatku.

Ndërsa, protagonistet e ketij filmi dokumentar historiani Uran Butka, drejtues i Institutit të studimeve “Lumo Skëndo”, skenaristi Prof. Dr Bashkim Kuçukut, dhe regjizoria Admirina Peçi pershendeten nga podiumi se bashku me motren e vogël e Bilal Xhaferrit Antika, e cila foli me shume mall e dashuri, per figuren e Bilal Xhaferrit, dhe ngritjen e muzeut te tij, duke ftuar me pas cdo njerin qe eshte i interesuar te vizitoje kete muze, eshte i mireseardhur tha ajo.

Ky dokumentar solli edhe një herë në vëmendjen e shikuesve jetën e vështirë dhe të plotë të shkrimtarit nga Çamëria Billa Xhaferri, që nga lindja në fshatin e tij Ninat, deri tek vdekja e tij në Çikago të SHBA-ës, më 1974.

Dokumentari përmbante dosjen e plotë të sigurimit të shtetit, që nga vrasja e babait të Bilal Xhaferit, përndjekja e rregjimit komunist, ndalimin e botimit të veprave për të, apo edhe tek ngajrja e vitit 1969, kur pas kritikës së Bilal Xhaferit për Librin “Dasma” të Ismail Kadaresë, në Lidhjen e Shkrimtarëve, me urdhër të Mehmet Shehut , ai duhej të internohej jo vetëm si shkrimtar, por edhe si Çam dhe botimet e tij të ndaloheshin. ( Por, gjate leximit te urdherit te Mehmet Shehut sekuenca nderpritet, ndersa mbas shfaqjes se ketij filmi dokumentar gazetari Nebil Cika, beri nje reagim per mos perfeshirjen e plote te urdhrit te athereshem)

Dokumentari paraqeste anën njërëzore dhe dashurinë e madhe që Bilal Xhaferrit, qe kishte jo vetëm ndaj familjes por edhe ndaj krahinës së Çamërisë, që në veprat e tij në kohën kur u shkruan ishin revolucionare për rregjimin komunist.

Gjjatë prezantimit të filmit kryetari i Fondacionit Hasan Tahsini, Alket Veliu, u shpreh se ky film dokumentar plotëson kolanën e veprave për Bilal Xhaferin, me të cilin duhet të njihen jo vetëm ata që studiojnë letërsinë shqipe por të gjithë shqiptarët, për të njohur shkrimtarin e madh më origjinë çame.

Ndërsa motra e vogël e Bilal Xhaferrit Antika gjatë fjalës së saj tha se më në fund ka çuar në vend amanetin e tij, botimin e veprave dhe të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat