Boletini: Po angazhohemi edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në Evrovizion

Kultura

Boletini: Po angazhohemi edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në Evrovizion

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 18:52
Besnik Boletini

Kryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besnik Boletini, njoftoi për pjesëmarrjen e një delegacioni të Kosovës në takimin e 88-të të Asamblesë së përgjithshme të Unionit të Transmetuesve Publik Evropian (EBU).

Delegacioni i Kosovës përbëhej nga kryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), nënkryetarja e Bordit, Arta Berisha,dhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Kryetari Boletini në emisionin “Info plus”, foli rëndësinë e pjesëmarrjes së delegacionit tonë në Asamblenë e përgjithshme të EBU.

“Pjesëmarrja jonë atje ka qenë e rëndësishëm para së gjithash që të njihemi me udhëheqësit e transmetuesve të tjerë publik. Atje folëm për sfidat me të cilat po përballën transmetuesit publik, e ndër to edhe për mënyrën e financimit dhe pavarësimit editorial, si dhe ndikimi dhe shkëmbimi i lajmeve për luftën në Ukrainë”, tha Boletini.

Ai shtoi se qëllimi i delegacionit tonë ishte edhe takimi me sa më shumë delegacione, udhëheqës dhe zyrtar të transmetuesve publik të EBU-së.

“Kemi pas takime të rëndësishme gjatë atyre ditëve, kemi takuar edhe drejtorin e përgjithshëm të EBU-së, i cili mund të them se është një përkrahës i jonë dhe kemi bisedua për shumë modalitete sa i përket anëtarësimit të Kosovës në EBU, sepse na nuk e fshehim qëllimin tonë për anëtarësim si anëtar me të drejta të plota në EBU dhe sigurisht që të marrim pjesë edhe në Evrovizion”, tha ai.

Boletini tha se, për këtë kanë bisedua edhe me vendet që nuk na njohin, kështu që janë disa opsione, për të cilat ai thotë, se ende nuk do ti publikojnë tani, por do të shohin cila është mundësia më e mirë për anëtarësimin e RTK-së në EBU.

“Ne do të shohim një mënyrë më të shpejtë për të marr pjesë në Evrovizion, sepse anëtarësimi në EBU është një sfidë më e madhe. Anëtarësimi është edhe proces politik megjithatë, sepse vendet që nuk na kanë njohtë Kosovën kanë dilemat e veta”, tha Boletini.

Kjo vizitë, tha edhe njëherë Boletinit, është një hap i rëndësishëm drejtë anëtarësimit në EBU, sepse atje kanë fol edhe për modalitete të tjera, si do të mund të marrim pjesë në Evrovizion, sepse janë dy angazhime të ndara, për këtë, thotë ai, do të kenë edhe disa takime online.

Ai foli edhe për sfidat me financim dhe pavarësi editoriale.

“Disa prej transmetuesve  sigurisht se kanë ende këtë sfida, derisa disa prej vendeve më të zhvilluar, si Gjermania apo shtete skandinave e kanë të tejkaluar këtë problem. Por ajo se çka është e rëndësishme është dhe që dua ta theksoj është se kemi takuar edhe drejtor të vendeve që kanë kaluar në problemet tona të njëjta dhe që e kanë bërë reformë  të thelle në transmetuesit publik ku ata udhëheqin” u shpreh ai .

Boletini thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm me këta njerëz dhe do të përpiqen të marrin modele dhe të marrin ide nga provoja e tyre.

 “Ne normalisht kemi vu kontakte me ta sigurisht edhe drejtori gjeneral do të jetë në kontakt me ta që normalisht të marrim modele dhe të marrim ide nga provoja e tyre. Sepse qëllimi jonë është të bëjmë një  reformë të thellë në RTK, e cila do të nis shumë shpejt” tha ai.  

Sipas Boletinit, kjo reformë e re që do të nisë shumë shpejt do të shikohet në shumë departamente shumë pozicione të punës, do të bëhet një riorganizim total i funksionimit të RTK- së, që ai të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat