Humbje e madhe/ Vdes piktori i njohur shqiptar

Kultura

Humbje e madhe/ Vdes piktori i njohur shqiptar

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 09:10
Sali Shijaku

Piktori Sali Shijaku është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije djali i tij Orges Shijaku përmes një postimi në Facebook.

I shpallur nderi i kombit ai e filloi krijimtarinë artistike në fillimin e viteve ‘60. Shijaku bënte pjesë në grupin e artistëve shqiptarë, që trajtuan tablonë kompozicionale, kryesisht me temë nga lufta, nga historia, nga legjendat, por edhe nga aktualiteti i kohës.

Veprat e tij janë pjesë e koleksioneve të koleksionistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat