“Smile” kryeson arkat amerikane me 22 milionë dollarë

Kultura

“Smile” kryeson arkat amerikane me 22 milionë dollarë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 23:05
“Smile”

“Smile”, një film horror me Sosie Bacon dhe Jessie T. Usher, është filmi numër një në Amerikën e Veriut, duke fituar 22 milionë dollarë të ardhura këtë fundjavë.

Në vendin e dytë është “Don’t Worry Darling” me 7.3 milionë dollarë, e ndjekur nga “The Woman King” në vendin e tretë me 7 milionë, Bros në të katërtin me 4.8 milionë dollarë dhe “Avatari” në të pestin me 4.7 milionë dollarë.

“Ponniyin Selvan” renditet në pozitën e gjashtë me 4 milionë dollarë, “Barbari” në pozitën e shtatë me 2,8 milionë dollarë, “Bullet Train” në të tetën me 1,4 milionë dollarë, “DC League of Super-Pets” në të nëntën me 1,3 milionë dollarë dhe “Top Gun: Maverick” në pozitën e dhjetë me 1.2 milionë dollarë.

Top 10 filmat e fundjavës së kaluar fituan gjithsej rreth 55.8 milionë dollarë me “Don’t Worry Darling” në krye me 19.2 milionë dollarë. Top dhjetëshja e kësaj fundjave fituan rreth 56.6 milionë dollarë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat