Hapet në Tiranë ekspozita kushtuar heroit të kombit Sali Çekaj

Kultura

Hapet në Tiranë ekspozita kushtuar heroit të kombit Sali Çekaj

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 21:24
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Hapët zyrtarisht ekspozita lëvizëse me titull:” Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, në kuadër të kalendarit të bashkëpunimit kulturor në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, e cila ekspozitë do të jetë e hapur për vizitor deri më datën 16. 10. 2022.

Ekspozitë që rikujton një epokë

Më 5.Tetor të vitit 2022 në Tiranë, në Muzeun Kombëtar; u hap ekspozita me titull”Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Salih Çekaj. Në këtë ekspozitë morën pjesë familjar, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftetarë të Salih Çekaj. Kjo ekspozitë ishte organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Muzeut Kombëtarë të Kosovës dhe Muzeut Kombëtarë të Shqipërisë. Ekspozita kishte 300 fotografi dhe pjesë të gazetave të kohës së aktivitetëve të Heroit të Kombit Salih Çekaj.

Secila fotografi kishte nga një histori të veçantë të ngjarjeve të kohës më aktivitete politike dhe luftarake nga 1990-1999 të Veteranit. Në hapje të ekspozite morën pjesë pjestarë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës të vitëve të nëntdhjeta.Mori pjesë Ambasodori i Republikës së Kosovës në Shqipëri. Përfaqësues të Muzeve tona Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e veriut të cilët hapjen e kësaj ekspozite e përshëndetën me nga një fjalë rasti. Bashkëautoret e kësaj ngjarje kulturore dhe historike PhD. Besnik Rraci dhe dr. Sadik Krasniqi, të cilët u paraqitën me nga një fjalë rasti për figurën madhore të Heroit të Kombit Salih Çekaj dhe heronjëve tjerë të Kosovës. Në emër të familjes përshëndeti djali i Heroit të Kombit Salih Çekaj ; Z. Hysen Çekaj. Në emër të bashkëluftetarëve të pranishmit i përshëndeti më një fjalë rasti , bashkëluftetari i Heroit në luftën e Logjës dhe luftën e Kosharës; Gjenerali Fadil Hadërgjonaj- Bjeshka.


Në këtë ekspozitë u ekspozua një pjesë të materialit arkivor të Heroit të Kombit Salih Çekaj-Veterani. Në Hapje të Ekspozitës na nderuan më pjesmarrjën e tyre edhe dy eprorët e lartë që stervitën dy Grupet e Para të heronjëve dhe luftetarëve tonë të Komanduar nga Heroi i Kombit Salih Çekaj. Heroi i Kombit Adem Jashari, Zahir Pajaziti etj. Ekspertet shqiptarë që stërvitën grupet e para guerile të Kosovës ishin Eduard Abazi dhe Ylli Mici. Gjatë qëndrimit në Muzeun e Shqipërisë pjesmarrësit në hapjen e kësaj ekspozite kujtonin Heroin Kombit Salih Çekaj, kontaktet më Salihun, dhe aktivitetet për liri që po zhvilloheshin në atë kohë.


Ylli Mici dhe Eduard Abazi kujtuan rikujtonin me shumë respekt, disa momente interesante dhe mjaftë të rëndësishme që tregonin punën e pa lodhëshme të Sahih Çekajt.” Përfunduam stërvitjet më grupin e parë dhe Salihu shkojë bashkë me grupin.Ndërkaq pas disa dite Salihu erdhi edhe në grupin e dytë. Ne u befasuam por nuk pyetëm nga se këtë e dinin ata që duhej. Pas përfundimit të stërvitjeve Salihu me grupin e dytë bashkë me Adem Jasharin, u armatosën dhe të armatosur u futën në Kosovë. Kujtimet tjera kishi përfaqësuse të policisë shqiptare të asaj kohe, që e kishin përcjell Salihun dëri në kufirin Shqipëri- Kosovë. Disa fotografi tregonin trungun familjar të Heroit të Kombit Salih Çekaj.

Disa aktivitetet e tij politike në Kosovë, organizimin e tubimeve kundër suspendimit të autonomisë së Kosovës, disa tjera për organizimin e referendumit, për Kuvendin e Kosovës dhe shpalljen e Pavarësisë më dy Korrik, për aktivitetin e Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator, për statutin e Komunës në bazë të kësajë kushtetute. Disa fotografi tregonin kohën e stërvitjes, disa tjera kohën e Luftës së Loxhës, disa Luftën e Kosharës. Në fotografi ishin grupi i parëdhe grupi i dytë të stervitur në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat