Poetja shqiptaro-izraelite merr çmimin “Ambasadore e Paqes”

Kultura

Poetja shqiptaro-izraelite merr çmimin “Ambasadore e Paqes”

Nga: Luan Kalana Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 14:19
Rashel Solomon

Poetja, Rashel Solomon, hebre-vlonjate, Ambasadore e vertete e Shqiperise ,e Izraeli dhe e SHBA. Ajo nuk i ndan keto tre vende te dashura te zemres, shpirti i saj i reflekton ne buzqeshjene e saj ,ne poezite brilante dhe ne miqesine vellazerore midis popujve,tre kombeve.

Ajo eshte teper aktive ne shoqeri,ne komunitetet izraelite ,shiptare dhe ne Vloren e saj.Eshte nje mikeshe shume e dashur me te gjithe motren e saj , Dr.Anna Kohen veprimtarja e shquar ne Diaspore ,Presidente e shoqates “Motrat Qiriazi”,Sarasota Florida

Te ritura bashke ne Vlore ,pas holokaustit nga nazizmi gjerman ne Luften II Boterore ,ku gjeten strehen e shpetimit qindra familje hebrej ,ne qytetin Hero te Vlores.ku sot lagjia dhe nje rruge mban emerin e tyre,qe keto dite u perurua me nje pllake muzeale..

Rashel eshte e njohur dhe afimurar edhe ne rjetet sociale,per kete ajo ka mare shume cmime vleresime te merituara,nga organizma e shoqata istuticionale dhe letrare,dhe per te gjtha ajo eshte modeste.

Do te shtoja ketu,se poete Rashel Solomon ,qe perfaqeson gjakun e kombit te saj hebrej ,ishte e para nder ato personalitete ,qe mbeshteti ,propogandoi dhe njohu Kosove -Republike nga Izraeli..

Ishe nje fat per familjen tone ,kur e takuam poeten Rashel Solomon ,ne nje evenimet te perbashket te miqesise Shqiptaro-Izraelit ketu ne Florida ,SHBA.Ajo eshte shume e ngjitur,”frendly dhe lovely” ,megjithese njiheshim pak ,ne miqesine letrare virtuale, ajo na la pershtypje e mbresa ,sikur kishim nje miqesi te vjeter familjare.

Rashel ka debulese per mbesen tone Katerine americane,qe kur e degjoi qe recitoi poezite ne shqip,dhe si “dancer’,e valltave e shqiptre dhe gjithmon na thote dergoni te fala Katit .

Nuk do te bej as biografi dhe as portret te saj ,se do te duhet te shkruash gjate,por le te njihemi me pohimet e fjaleve te saj ,nga intervista me rastin e marjes se cmimit te larte “Ambasadore e Paqes”.

-Rashel Solomon, një poete shqiptaro-izraelite, që merr çmimin “Ambasadore e Paqes”, një çmim ndërkombëtar, por që i jepet në qytetin e lindjes, në Vlorë. Një çmim i akorduar nga Federata e Paqes Universiale, “Një lëvizje botërore për promovimin e qeverisjes së mirë dhe edukimin e udhëheqësve të të gjitha niveleve”. Ceremonia u organizua në qytetin bregdetar, , ku të pranishëm ishin personalitete nga fusha të ndryshme të këtij qyteti, pjesë nga Federata e Paqes Universale. E vlerësuar mes disa personaliteteve që morën këtë çmim, poetja Rashel Solomon, e cila ka botuar dy libra me poezi, “Një puthje për ty nga Jeruzalemi”, dhe “Dy gurë, dy flamuj”, na rrëfen mes emocionesh lidhjen mes dy popujve tanë, shqiptarë dhe izraelitë.

-Intervista

-Rashel, ju morët një çmim të rëndësishëm, siç është “Ambasadore e Paqes”. Si ndiheni?

-”Shumë e emocionuar, e lumtur, e vlerësuar nga kjo Federatë. Një vlerësim dhe mirënjohje është edhe për njerëzit të cilët kanë propozuar emrin tim për të marrë këtë çmim. Jam ndier e befasuar, por mendoj se kjo është një rezultat i punës sime ndër vite, i përpjekjeve të mia për lidhjen dhe avancimin e marëdhënieve të popujve tanë që janë të ngjashëm, të vuajtur ndër vite dhe të bukur.

-Gjithmonë me energji të pashtershme për të forcuar më shumë lidhjet shqiptaro-izraelite. Ku e merrni gjithë këtë energji, ku e gjeni forcën?

-Unë vërtet jam një vajzë hebre, por si e lindur në Vlorë kam trashëguar prej saj, dashurinë për njerëzit, kam njohur sakrificën që bëri populli shqiptar për ne hebrejtë, që nuk u dorëzoi tek gjermanët, por i strehoi në shtepitë e tyre, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të familjes së tyre. Natyrisht ishte besa shqiptare ajo që na lidhi, që na ndihmuan në ditët e vështira, ndaj sot që Izraeli është një shtet i fuqishëm, dëshiroj që kjo mbështetje të kthehet në kohë, në forcë dhe në rrritje të marrëdhënieve dhe zhvillimit të dy vendeve.

-Sa ka ndyshuar Shqipëria sipas mendimit tuaj? Cila është arsyeja e vizitës tuaj?

-Unë kam 30 vjet që jam larguar nga Shqipëria, dhe nuk kam familjarë këtu, por kur vij ndihem si vajza që martohet dhe gjithmonë ka mall për shtëpinë e babait dhe kthehet me kënaqësi. Vlora është qyteti që u linda, u rrita dhe u edukova dhe ndiej se çdo vlonjat është një vëlla apo motër i afërt për mua. Dashuria që më ofrojnë është një dashuri e sinqertë, e pastër ndaj them që ndihem si në shtëpinë time, sepse në të vërtetë jam në shtëpinë time. Kjo është edhe motoja e dy librave të mi, por kryesisht e librit të dytë me titull “Dy gurë, dy flamuj”, të cilët as gurët, as flamurët asnjëherë nuk i ndaj. Janë po njësoj të shtrenjtë për mua, në zemrën time, dhe në moment gëzimi apo vështirësie në jetë, tek ata e gjej forcën.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kam vizituar disa qytete, ndonëse jam lindur në Shqipëri, nuk e kam njohur më parë dhe më ka bërë përshtypje që kudo në Shqipëri apo Kosovë, takova njerëz njësoj të ngrohtë, njësoj të dashur, mikëpritës, gjë që më bëri të përjetoja emocione që nuk i kisha provuar më parë. Gjithandej, në të gjitha trojet shqiptare gjeta një sofër të ngrohtë vëllazërore.

Shqipëria ka ndryshuar shumë, zbukuruar gjithandej, por megjithatë mendoj se ka shumë për të bërë. Dhe këtë avancim e presin me padurim të gjithë shqiptarët kudo janë. Largohem me dashuri të shtuar, me mall, e përlotur që po largohem, dhe premtoj që do punoj më shumë për lidhjen tonë, për paqen në botë dhe këto emocione dhe mbresa do ti paraqes në librat e ardhshëm.”.-R.S…

-Urojme pene te begate e te pareshtur te shpirtit te saj human poetik dhe paqesor.

I jemi mirenjohes ,mikeshe tone,poetes te talentuar ,Ambasdores tone te Paqes ,per gjithcka qe ben e percjell ,si nje pishtare diplomate ,nepermjet krijimtarise letrare dhe fjales se saj ,per forcimin e metefshem te miqesise vellazerore, tripaleshe ,”trinjake”,midis Shqiperise -Izraelit -SHBA.

Per te skicuar disi portretin e saj ,po ilustrojme me dy poezite e saj me te dashurra-“Gjuha shqupe,gjuha e nenes sime” dhe “Nje puthje per ty(Vlora) nga Jerusalemi”Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

1-Poezia “Shqipja, gjuha e nënës sime”

Në shumë gjuhë flas unë sot

në shtegtim me zogjtë mësuar

Kulla e Babelit më pushton mendjen,

por më dalin që aty dy lumenj të kulluar:

Gjuha e të parëve, gjuha e të madhit Zot,

gjuha e Toras prej shekujsh shkruar.

Por më e bukur gjuhë në botë

është ajo,gjuha e nënës sime

Shqipja gjuhë e Perëndive.

O Perëndi, për Perëndi

Shqipja , gjuhë e bukurive!

Në gjuhën e Perëndisë belbëzova,

në gjuhën e Perëndisë dashurova.

Gjuha e Nënë Terezës,

gjuha e nënës së Aleksandërit të Madh

Shqipja më e bukura në botë

ajo, gjuha e nënës sime

Kulla e Babelit nuk ma ngatërron dot

Me shqipen ,u jap shpirt poezive.

O Perëndi, për Perëndi

Shqipja , gjuhë e mrekullive!

2-Poezia “Nje puthje per ty nga Jerusalemi”

Një kafe do të jap ne kafenenë poetike shqiptaro- israelite

Të ndiesh kafenë e fresket të pjekur e të bluar në Jerusalem

Së bashku me kafenë do të fal nje puthje

Të ndiesh ëmbelsinë e tokës nga vjen

Zemrën po të ma hapësh aty do të gjesh

Ty , Jerusalemin e Vlorën gershetuar

Vlorën ku linda e kam të shtrenjtë

Jerusalemin në dej kam trashëguar

Kur jam në Vlorë kam mall për ty Israel

Në Israel vec për Vlorën time mendoj

Zemrën ti ma ke vjedh

Ndaj ato që jetojnë në mua jetojnë dhe në ty

Eja pra njëherë në kafenenë Poetike shqiptaro- israelite

Të shijosh kafen dhe puthjen pa ngut,me nge

Do të ndiesh erën e maleve të Jerusalemit

Erën e ngrohtë të Vlorës e të detit Mesdhe

Një trëndafil nga Jerusalemi të kam dërguar

Me kujdes e vura mbi krahët e zgalemit

Në cdo petal të tij …një puthje dhuruar

Me thuaj ,kafeja ime a të ka shijuar ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat