​Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare vajza e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko

Kultura

​Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare vajza e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko. Mësohet se Atalanta Pasko, regjisore montazhi, gazetare dhe përthyese, vuante nga një sëmundje e rëndë.

Atalanta Pasko ka lindur me 23 prill 1951 në Tiranë, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Një emër i njohur në montazhin e filmit shqiptar, por edhe për vetë faktin se është e bija e Mitrush Kutelit.

Familja e saj ka origjinën nga Arta e Çamërisë. Ne vitin 1970, fillon punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” në sektorin e montazhit. Pas një specializimi të shkurter, montoi filmat e parë dokumentare “Dhuruesit e jetës” dhe “Higjiene” të dy me regji te Mit`hat Fagut.

U dallua që në fillim për inteligjencë dhe përparim të shpejtë. Kryen paralelisht me korrespondence studimet e larta për gjuhe-letërsi duke përvetësuar gjuhën frenge dhe italiane. Filmi i parë artistik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Ne fillim të verës” (1975), i cili fitoi Çmimin e parë në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar.

Më pas ajo kryen montazhin e mbi 20 filmave artistike që dallohen për një montim funksional dhe cilësi të larte: “Gjeneral gramafoni” (1978); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Radiostacioni” (1979); “Apasionata” (1983) për të cilën u nderua me çmim për komponentët në Festivalin e 6-shte të Filmit Artistik Shqiptar në tetor 1985; “Fushe e blertë, fushë e kuqe (1984); “Treni niset në shtate pa pesë” (1989); “Shpella e pirateve” (1991) etj.

Për montimin e filmit vizatimore “Lisi” u nderua me një çmim të veçantë. Në vitet 90-91 mori pjesë në proceset demokratike dhe bëri disa shkrime në organet e ndryshme të shtypit demokratik. Në vitin 1992 u transferua në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, fillimisht si përkthyese, dhe pas një viti si drejtoreshë e lajmeve të jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat