Ta avansojmë kombin dhe ta forcojmë shtetësinë!...

Kultura

Ta avansojmë kombin dhe ta forcojmë shtetësinë!...

Nga: Sami Arifi Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:11
Sami Arifi

O shqiptarë t’një gjaku e t’një gjeni,

mos shkoni aq larg sa vëllai vëllain aq shumë ta urreni!...

S’duhet nga urrejtja t’zhdukni njëri tjetrin me forcë,

sot logjika e mendjes dhe argumenti vendos!...

Për ligësitë dhe vepra t’këqia,

n’çdo vendë sot vendos drejtësia!...

Mos bëni sot n’Parlamet marri,

me egot e këqia Serbinë për ta ngi!...

N’mes vete shqiptarë mos bëni termet,

se një dorë pa tjetrën n’trup s’mud t’ndihmohet vet!...

T’gjithë ne sot t’ndihmojmë drejtësinë,

avansojmë kombin dhe t’forcojmë shtetësinë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat