Shkrim mbi librin “E di sa pika lot ka deti”

Kultura

Shkrim mbi librin “E di sa pika lot ka deti”

Nga: Agim Desku Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:27
Kopertina e librit

Sot fal rrjeteve sociale dhe miqve të fjalës se bukur është shumë i lehtë komunikimi dhe leximi I të rejave në çdo fushë të kulturës e sidomos në krijimtarinë poetike.Një vëllim poetik ,që fal krijueses Kumrie Shalës,e cila pas një vizite në Lezhë e kishte takue poten shkodrane ,Lavdije Karrametaj-Zalli ,një emër të veçar të poezisë dhe ma solli vëllimin poetik të saj’’E DI SA PIKA LOT KA DETI’’.Më padurim e veçova kohën për ta lexuar këtë margaritar poetik,dhe në ballinën e librit më ranë në sy ende pa e çelur librin vargjet mbresëlënëse që flasin shumë për dhembjen ,kjo plagë e mërgimit të shqiptarëve andej e këndej kufirit të imponuar me dhunën e okupatrovë nazistë ,dhe me ndihmën e Evropës shtrigë-

Vetëm ti, o detma di dhimbjen

Vetëm ti di sa kam derdhur lot

Ashtu si di edhe unë për ty

Me sa pika loti je bërë

Me cilat valë pret rrufetë,o det!

Çfarë të shkruaj për këto vargje,vallë nuk dojnë koment këëto metafora poetike dhe një prurje e re në poezinë që krijohet në Shkodër dhe më gjerë.”Pastaj hapa librin dhe më ra në sy stafi që kishte përgatitur librin për shtyp,redaktori Marin Kelemndi ,një njohës i mirë i poezisë dhe modifikimit poetic,pastaj recensientja, poetja e vargjeve të bukura profesoresha e mirqënjohur Dije Lohaj,një emër i shquar i poezisë që krijohet në Kosovë dhe lexohet edhe më gjerë.Si dhe shtypshkronjen’’Lena Ggraphic Desigen’’,Prishtinë që kishte bërë një punë të mirë për çdo lavdatë shtypjen e librit.Dhe në faqen e radhës ende pa hy në brëndi lexoj vargjet përkushtuese me një frymë ku poetja ia dedikon këto vargje,eh e kujt ma mirë-

PËRKUSHTIM

Për familjen time!

Për nënën time!

Për babanë tim!

Për vëllezërit e mi

Për vete!

Për këngën time,të cilën nuk munda

ta këndoj as me këta lot!

Dhe këto vargje më mbushën frymë,ndërsa poten e mbajnë gjallë,e them,janë të lumtur ata që njërën dorë e kanë tek familja e ndritur dhe me të dy sytë e shohin buzëqeshen e nënës,babait e vëllezërve sikurse që kjo poete korespondon me ma të dashurit e saj.

Fletët ia shfletoj dhe më del PROLOG

Ty ,o det!

Nuk e di në të dua a të urrej!

Përla e kësaj poezie është një metaforë që ecen nëpër tymin e shpresës në formë imagjinuese dhe përplaset Brenda një dualizmi të fortë.Kështu përplaset atmosfera e gradacioni e struktura ,por edhe forma që shtrihet nëpër të njëjtin rrafsh.Kjo sintezë e përvujtjeve njerëzore gradualisht di t`i tejkaloj kufijtë e saj ,për t`u bërë shembull i një matematike në relacion me kombin ,bashkimin dhe luftën e sakrificën për lirinë.Me respektin dhe dashurinë për poezinë do I kisha këshillue miqt e fjalës se bukur ta gjejnë këtë margaritar poetik ta lexojnë dhe ta kënë nëpër bibliotekat e tyre duke e pasurue mendjen me novatorizmin që sjellë në poezi poetja Lavdije Karrametaj-Zalli.Suksese autores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat