Përkujtimi i Besëlidhjes Shqiptare në Lezhë!

Kultura

Përkujtimi i Besëlidhjes Shqiptare në Lezhë!

Nga: Sami Arifi Më: 17 janar 2023 Në ora: 14:53
Besëlidhja Shqiptare e mbajtur në Lezhë

Besëlidhja Shqiptare e mbajtur në Lezhë më 2 mars të vitit 1444

Për kthimin e Skënderbeut në atdhe, ishte rasti kur ushtria otomane u thye keq nga ushtria e Hungarisë nën udhëheqjen e Janosh Huniadit në fund të vitit 1443. Pra, vendi i luftës ishte “Beteja e Komovicës” afër Nishit, ku Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u largua nga ushtria osmane me 300 (treqind) kalorës të racës së tij dhe u kthye në atdhe. Ai më 28 nëntor të vitit 1443, ngriti flamurin kombëtar në Kështjellën e Krujës, që në popull njihet si nëntori i parë i flamurit, e pastaj ngriti flamurin në Kështjellën e Sfetigradit në Dibër, Kështjellën e Petrelës në Tiranë, Shelishit në Mat e kështu me radhë. Për të forcuar unitetin në mes të racës së tij, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu organizoi “Besëlidhjen e Arbrit” në Lezhë, që ndryshe njihet si “Besëlidhja e Lezhës” më 2 mars të vitit 1444 në Lezhë.Vendimet unanime në Kuvendin e Lezhës ishin: Skënderbeu të jetë komandant i ushtrisë së arbrit, që kishte 8.000 ushtarë, me vullnetarë të përkohshëm arrinte numrin 15.000 deri 20.000.

Fitoret në beteja kundër pushtuesit osman ishin të pandalshme në krye me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, edhe se ushtria osmane ishte shumëfish më e madhe me trupa ushtarak 150 mijë deri në 200 mijë që udhëhiqej nga Sulltan Murati II e më vonë nga djali i tij Sulltan Mehmeti. Për 25 vite me radhë arbrorët (shqiptarët) i bënë ballë një perandorie që shtrihej në tre kontinente, madje edhe pas dhjetë viteve të vdekjes së Skënderbeut arbrorët rezistuan heroikisht.

Pikërisht më 17 janar të vitit 1468, pra, para 555 viteve pushoi së rrahuri zemra e kryetrimit të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ai vdiq për të mos vdekur kurrë në kështjellën e Lezhës...

Shqiptarët edhe se të pushtuar me qindra e qindra vite arritën ta ruajnë gjuhën e të pareve, madje gjuhë kjo që argumentohet se kishte egzistuar edhe para 12 mijë viteve, pra, para të ashtquajturës “Përmbytje Natyrore” si gjuhë zyrtare në kontinentin e Atlantidës.

Ne ndërruam me dhunë nga pushtuesitë shekullor emër e fe, por s’harruam kurrë gjuhë e atdhe...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat